TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Ferizaj ka shtuar masat në trafik për shkak të shtimit të pjesëmarrësve në komunikacion në sezonin e verës. Detaje na sjellë kronika në vazhdim.

by Lindrit Zejnullahu
11 muaj ago
5 0
A A

Janë orët e vona të së enjtes.

Por për ta puna sapo ka filluar.

Kjo pasi që zyrtarët policorë të njësisë së trafikut në Rajonin e Ferizajt kanë shtuar masat në trafik në sezonin e verës.

Fillimisht ata marrin instruksionet e fundit nga plani operativ që kanë në këto ditë.

“Kur dihet që kemi numër të madh të sallave ku organizohen ahengje të ndryshme, diskoteka, kafiteri me muzikë live kështu që ne kemi me organizu sot pika kontrolli përveç kontrollës së përgjithshme, rutinore, edhe për alkool” , tha togerja Nerimane Hashani

Pasi marrin edhe udhëzimet e fundit, ata nisën drejt terrenit.

Me të arritur nisin edhe kontrollet e para.

Në zonën e shpejtësisë 40 kilometra në orë, një pjesëmarrës i trafikut tejkaloi këtë shpejtësi të lejuar.

Meqë janë orët e vona, te disa të rinj u bën edhe testet e alkoolit.

Te disa nga ta rezultoi se nuk ishin në ndikim të pijeve alkoolike.

Përpos tyre, kontrolle rutinore u bën edhe te disa vetura tjera të cilat dyshoheshin nga zyrtarët policorë.

Gjithë këto masa janë ndërmarrë për shkak të shtimit të pjesëmarrësve në trafik me ardhjen e mërgimtarëve.

“Kemi caktuar personel shtesë gjatë dy ndërrimeve pasdite dhe natën, personel policor si patrulla në këmbë, patrulla me veturë, gjithashtu pikat e kontrollit i kemi caktuar të jenë edhe t’i përfshijnë të gjitha rrugët që i mbulojmë ne si Drejtori Rajonale e Policisë e veçanërisht si njësi e trafikut rrugor”, shprehet Hashani.

Andaj shtimi i masave në trafik ka dhënë edhe rezultatet e veta.

“Prej datës 01 deri më sot kemi 143 aksidente total prej tyre 103 janë me lëndime kurse 40 janë me dëme, fatmirësisht aksidente me fatalitet nuk kemi. Kemi edhe tiketa ku janë shqiptuar gjithsejt katër mijë e 550. Gjithashtu kemi konfiskuar edhe 104 patentë shoferë prej tre muaj deri një vit për vozitje të rrezikshme, tejkalim të alkoolit tejkalim të shpejtësisë jashtë zonës urbane. Gjithashtu kemi konfiskuar gjithsej 223 motoçikleta, janë shqiptuar 313 tiketa në nivel të DRP kurse në nivel të trafikut ku unë e mbuloj këtë njësi kemi konfiskuar 110 motoçikleta dhe janë shqiptuar 199 tiketa për vozitës pa patentë shoferë, pa regjistrim, pa helmet”, thotë togerja.

Këto masa të shtuara pritet të vazhdojnë deri në fund të sezonës së verës ku fluksi i qytetarëve është më i madh.

 

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Vdes ish-pronari i Chelseas

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Tentohet të futet drogë e telefona në Burgun e Dubravës – ShKK parandalon kontrabandën

Tentohet të futet drogë e telefona në Burgun e Dubravës – ShKK parandalon kontrabandën

Sveçla: Në Evropë po hiqet betoni, në Prishtinë po shtohet

Sveçla: Në Evropë po hiqet betoni, në Prishtinë po shtohet

Laurinë Gashi vazhdon shkëlqimin në Kupën Evropiane për Juniorë

Laurinë Gashi vazhdon shkëlqimin në Kupën Evropiane për Juniorë

Vdes ish-pronari i Chelseas

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se ku mund të emërohet trajner, Pep Guardiola

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se ku mund të emërohet trajner, Pep Guardiola

Dua Lipa komenton protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin

Dua Lipa komenton protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin

Linda Noskova nga Çekia e fiton “Wimbledonin”

Linda Noskova nga Çekia e fiton “Wimbledonin”

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Tentohet të futet drogë e telefona në Burgun e Dubravës – ShKK parandalon kontrabandën

Tentohet të futet drogë e telefona në Burgun e Dubravës – ShKK parandalon kontrabandën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën