Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës parandalojnë një rast të kontrabandimit me mallra, respektivisht në Stacionin Policor Kufitar (SPK) Hani i Elezit.
Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij, janë gjetur të fshehura 36 orë dore të cilat nuk ishin deklaruar.
Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave.
“Më datën 10.07.2026 në hyrje të Republikës së Kosovës, respektivisht në Stacionin Policor Kufitar (SPK) Hani i Elezit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas të huaj. Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij, janë gjetur të fshehura 36 orë dore të cilat nuk ishin deklaruar. Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në bashkëpunimin me Doganën e Kosovës dhe me të gjitha institucionet tjera relevante të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme në pikat e kalimit kufitar”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.







