Policia e Kosovës ka nisur një seri takimesh informuese me përfaqësues të komuniteteve joshumicë, më qëllim të inkurajimit të tyre që të bëhen pjesë e PK-së.
Kjo fushatë gjatë ditës ka vazhduar edhe në komunën me shumicë serbe, atë të Shtërpcës.
“Me datën 02.05.2023 nga ora 13:00 Drejtori Rajonal i Policisë Nënkoloneli Basri Shabani me stafin e tij të lartë, ka mbajtur një takim informues me përfaqësuesit e komunitetit në komunën e Shtërpcës”, thuhet në një komunikatë.
Konkursi i shpallur nga Policia e Kosovës është i hapur nga data 19.04-12.05.2023.