TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia me bastisje në Vushtrri, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

by Tëvë1
12 muaj ago
2
A A
Policia me bastisje në Vushtrri, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje mbrëmjen e së enjtes në një lokal në rrugën “Blerim Zuqaku” në Vushtrri, nën dyshimin se aty po zhvillohej organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është realizuar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, me mbështetjen e Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

“Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në orët e mbrëmjes së datës 23 tetor 2025, në rrugën ‘Blerim Zuqaku’ në Vushtrri, kanë realizuar bastisje në një lokal ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme – ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar aparatë dhe mjete të ndryshme që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aktiviteteve të paligjshme.

“Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar aparate dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati e bixhozi”, thuhet më tej në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se pronari i lokalit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thekson policia.

Ndaj të njëjtit është iniciuar rast penal për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Tags: Policia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Kanceri i mushkërive,Kurtishi: Numri i rasteve në vitet e fundit ka mbetur stabil

Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, digjen objekte të institucioneve-28 të lënduar

Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, digjen objekte të institucioneve-28 të lënduar

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën