TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia largon nga puna një toger, ndaj tij ishin iniciuar 15 raste për shkelje disiplinore

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës ka njoftuar për largimin nga puna të togerit policor me inicialet A.V., me detyrë në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në Pejë.

Sipas komunikatës zyrtare të Policisë së Kosovës, ndaj zyrtarit, që nga inkuadrimi i tij në polici e deri në largimin nga detyra, janë iniciuar gjithsej 15 raste për shkelje disiplinore. Prej tyre, 13 janë trajtuar në nivel qendror dhe dy në nivel rajonal.

Policia thotë se rastet janë trajtuar nga mekanizmat e brendshëm të kontrollit në mënyrë profesionale dhe të pavarur, ndërsa për trajtimin dhe hetimin e rasteve ndaj zyrtarëve policorë ekziston edhe Inspektorati Policor i Kosovës si mekanizëm i jashtëm.

Nga 15 rastet e iniciuara, tri kanë të bëjnë me shkrime dhe komente në rrjete sociale. Për këto raste, sipas Policisë, janë shqiptuar gjithsej gjashtë masa disiplinore.

Në vitin 2016, ndaj zyrtarit ishte shqiptuar masa e ndalesës në pagë prej 30 për qind për dy muaj, ndërsa për një rast të iniciuar në vitin 2025, masa e shqiptuar në vitin 2026 ishte ndalesë në pagë prej 30 për qind për gjashtë muaj.

Rasti i fundit, i iniciuar dhe i trajtuar gjatë gushtit 2026, ka përfunduar me masën “Ndërprerje e marrëdhënies së punës”.

Policia e Kosovës thotë se vendimi është marrë pasi zyrtari ka vazhduar me shkelje të njëjta, duke rënë në kundërshtim me procedurat e përcaktuara me Udhëzimin Administrativ nr. 04/2019 për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës.

Në komunikatë përmenden, ndër të tjera, dispozitat që lidhen me sjelljen e rëndë diskredituese, mosbindjen e rëndë dhe shkeljen e rëndë të autorizimit, përfshirë publikimin, shfaqjen, shpërndarjen apo komentimin e postimeve, fotografive, videove dhe incizimeve që dëmtojnë imazhin e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se palëve, lidhur me vendimet e marra, u jepet këshillë juridike për të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente.

Në fund, Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve disiplinore në mënyrë të drejtë dhe profesionale, me synim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe të imazhit profesional të institucionit./teve1.info/

Tags: largimi nga punaPoliciashkelje disiplinoreTeve1togeri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

​Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë në Tiranë, mbështetje e fuqishme për protestën studentore

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën