Zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti ka thënë për teve1.info se në këtë aksident me fatalitet kanë qenë të përfshira një veturë me targa të huaja e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë vdekur, ndërsa dy fëmijë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti bën të ditur se mosha e personave të vdekur është 35-vjeçare dhe 36-vjeçar.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave : Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti. /Teve1.info/