Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e një personi.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kërkohet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.Personi i dyshuar kërkohet për vepër penale “Falsifikim i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e PK-së./teve1.info/