Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët me qëllim të indetifikimit dhe lokalizimit të personit në foto.
Sipas njoftimit të policisë, personi kërkohet për veprën penale “Mashtrim” që ka ndodhur me datë 11.01.2024 në Prizren.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhej në njoftim./teve1.info/