Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarët për lokalizimin e një personi i dyshuar për zjarrvënie në Mitrovicë.
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e tij.
“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim me mediat dhe qytetarët që të bëhet e mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit në foton e publikuar. Personi i dyshuar në foto është i dyshuar për veprën penale Zjarrvënie andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës”, thuhet nga policia.