Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga ana e qytetarëve për arrestimin e një personi.
I njëjti kërkohet për “vjedhje të rëndë”, derisa i është publikuar edhe fotografia.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, thuhet në njoftim./teve1.info./