Policia e Kosovës ka bërë të ditur se armatimi dhe disa pajisje ushtarake që janë gjetur të premten kanë qenë të fshira në banjon e hotelit Rajska Banja.
Në këtë aksion policia ka gjetur dhe konfiskuar armë, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje ushtarake.
“Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera”, thuhet nga Policia.
Sipas tyre, dyshohet se këto armë kanë qenë aty që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.
Policia konfiskon armë dhe pajisje ushtarake në Hotelin Rajska Banja