TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Policia jep detaje shtesë lidhur me bastisjen në 10 lokacione për dallavere me patentë-shoferë

nga tëvë1
12 muaj më parë
0
A A
Gruaja që u gjet e vdekur në Skenderaj është shtetase e Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksionin e sotëm të zhvilluar në disa lokacione për shkak të dallavereve me patentë-shoferë.

Policia ka bërë të ditur se është bërë bastisje në 10 lokacione, 8 prej tyre në regjionin e Pejës dhe 2 në regjionin e Prishtinës, raporton teve1.info

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 23 korrik 2024 ka zbatuar urdhëresën e gjykatëse kompetente, ku janë bastisur 10 lokacione të ndryshme, 8 prej tyre në regjionin e Pejës dhe 2 në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se janë kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i detyrës zyrtare’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘marrja e ryshfetit në sektorin privat’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ nga ana e të dyshuarve”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se personat e dyshuar, 6 prej tyre persona zyrtarë nga departamenti i patentë shoferëve, Ministria e Infrastrukturës, duke bashkëvepruar dyshohet se kanë vepruar jashtë rregulloreve dhe udhëzimeve të Ministrisë së Infrastrukturës, duke organizuar provime për marrjen e patentë shoferëve jashtë orarit zyrtar të punës, duke përdorur metodën e testimeve në formë fizike dhe duke mos i përfillur format zyrtare elektronike.

“Dyshohet se testet janë plotësuar në emër të kandidatëve nga ana e zyrtarëve të njësisë së patentë shoferëve në Pejë dhe të njëjtat në mënyrë të kundërligjshme janë futur në sistem nga ana e zyrtarit të IT- së. Po ashtu tre të dyshuar pronarë të auto shkollave dyshohet se kanë rekrutuar kandidatë dhe kanë siguruar dokumentacion duke falsifikuar dokumentet e nevojshme, me qëllim të futjes së tyre në provim”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë operacionit policor të bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 7800 euro, gjashtë telefona mobilë, si dhe materiale të ndryshme lidhur me testime të kandidatëve.

“Lidhur me rastin personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të lëndës, 6 prej tyre iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve dhe një person i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt për shkaqe shëndetësore. Për tre nga të dyshuarit e përfshirë në rast të cilët nuk janë hasur, Policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime të nevojshme për sigurimin e prezencës së tyre”, thotë më tej policia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X