Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili kishte dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, raporton teve1.info
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Miradi e Epërme, Fushë Kosovë 28.07.2024-11:42. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor. Rasti është duke u hetuar.”
Më poshtë mund të gjeni pamje të objektit ku ka ndodhur ngjarja: