Një 24-vjeçare ka humbur në një aksident që ka ndodhur të dielën në fshatin Polluzhë të Drenasit, kur një burrë, 26-vjeç ka pësuar lëndime i cili është duke u trajtuar në QKUK, por në gjendje stabile.
Sipas Policisë së Kosovës drejtuesi i veturës dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksidet.
“Fsh. Polluzhe, Drenas 01.06.2025-14:43. Raportohet se vozitësi mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vet aksident trafiku, ku si pasojë, lëndime të rënda ka pësuar vetë vozitësi, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka mbetur e vdekur. Njësitë përkatëse policore janë duke trajtuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/