TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia: I dyshuari për sulmin me thikë në Ferizaj sulmoi policët dhe i hodhi benzinë vetes para arrestimit

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një 16-vjeçari, i dyshuar për plagosjen me thikë të dy personave mëngjesin e sotëm pranë Postës Qendrore në Ferizaj.

Sipas njoftimit policor, njësitë kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informatës për rastin, ku në vendngjarje kanë gjetur një person të lënduar nga arma e ftohtë, ndërsa një tjetër kishte pësuar lëndime gjatë përpjekjes për t’u larguar nga i dyshuari.

Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar nga lokacioni, ndërsa hetuesit rajonalë në Ferizaj, të mbështetur edhe nga njësi të tjera policore, kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Pas kontrolleve në disa lokacione, policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin.

Gjatë ndërhyrjes, sipas Policisë, 16-vjeçari ka refuzuar t’u bindet urdhrave të zyrtarëve policorë dhe ka mbajtur një thikë në dorë.

Policia bën të ditur se i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me gurë dhe mjete të forta, si dhe është vërsulur ndaj tyre me thikë.

Gjatë përpjekjeve për neutralizimin e situatës, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës.

Sipas njoftimit, gjatë ndërhyrjes, nëna e të dyshuarit, D.GJ (47 vjeçe), dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se në një moment i dyshuari ka marrë një shishe me benzinë dhe ia ka hedhur vetes mbi trup, duke vazhduar t’i kërcënojë zyrtarët me thikë.

Pas ndërhyrjes, i dyshuari P.GJ (16 vjeç) është arrestuar së bashku me nënën e tij. Në vendngjarje është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorur në sulmin ndaj qytetarëve.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën