Policia kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa të cilat dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt, raporton teve1.info
‘Rr. Viciana, Vushtrri 01.08.2022 – 13:00. Është raportuar se në një arë/djerrinë janë disa bimë të cilat dyshohen se janë bimë narkotike. Njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa të cilat dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar”, thuhet në raport.