Policia e Kosovës ka gjetur 14.4 gram substanca narkotike të llojit marihuanë në veturën e një personi në Skenderaj.
Sipas PK-së,sasia e narkotikëve e gjetur është konfiskuar.
“Gjatë kontrollit në automjet të të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë (21 paketime në qese plastike dhe dy koka të Marihuanës ) të gjitha në peshë 14.4 gram i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raporti e Policisë së Kosovës./teve1.info/







