TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Policia e Turqisë trajnon policët e Mbrojtjes së Afërt

Janë shpërndarë sot certifikata për pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës, pas trajnimit që kishin nga instruktorët e Policisë së Turqisë. Aty krerët institucionalë vlerësuan lartë ndihmën e dhënë nga Turqia ndaj Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë.

nga Lindrit Zejnullahu
16 Prill, 2025
1 0
A A

Për tetë ditë ishin bashkë në trajnimin për mbrojtjen e personave shumë të rëndësishëm.

Pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të Policisë së Kosovës u trajnuan nga instruktorë me përvojë të policisë së Turqisë.

E për t’i përgëzuar për këtë arritje zyrtarët policorë, të mërkurën në kampin e Njësive Speciale erdhën përfaqësues shtetërorë, por edhe nga ambasada e Turqisë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla falënderoi shtetin turk për ndihmën e treguar edhe ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovë.

“I dëshmuar edhe në këtë rast ky kontribut i vazhdueshëm dhe pa rezervë i Turqisë dhe organizatave të saj ka mundësuar që përvojat më të mira të fituara nga policët tanë të përcillen te çdo gjeneratë e re e Policisë së Kosovës… Certifikimi i pjesëtarëve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Afërt, është tejet i rëndësishëm pasi me njohuritë e fituara nga ky trajnim i avancuar do të kontribuojnë në aspektin e sigurisë jo vetëm të personaliteteve të vendit tonë por edhe atyre që vizitojnë Republikën e Kosovës”, tha Sveçla.

Derisa eprori i tyre, përgëzoi këtë njësi për profesionalizmin siç tha ai të treguar ndër vite.

“Kjo është dëshmuar që nga ajo kohë e deri më sot në asnjë rast VIP, personat që ne i kemi pasë në mbrojtje sikur ata të nivelit qeveritar por edhe delegacionet nuk kanë pësuar asnjëherë ndonjë lëndim apo ndonjë incident gjatë përcjelljes që ne kemi pasë mbi ta… Që dmth që kemi njësi të përgatitur, të pajisur dhe kogja mirë të disiplinuar”, u shpreh Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i PK-së.

Kurse, ambasadori turk, Sabri Tunc Angili tha se Kosova nuk konsiderohet vetëm partner por edhe vëlla i natyrshëm i Turqisë, andaj mbështetja për institucionet e sigurisë nuk do të mungojë.

“Në këtë aspekt Turqia do të jetë gjithmonë pranë Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin e saj, për ta ndërtuar shtetësinë e saj dhe në këtë aspekt institucionet e sigurisë janë shumë të rëndësishme. E falënderoj për punën e saj që e ka treguar organizata TIKA, policinë e Turqisë që ka mbështetur Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës, pa pasur një orar të caktuar e në kushte të vështira, po kryen punët e tyre. Kjo pikërisht e bën edhe partner të ngushtë policinë e Turqisë dhe të Kosovës dhe ndërton një vëllazëri të natyrshme”, tha ai.

Në fund u ndanë mirënjohje për instruktorët e Policisë së Turqisë që trajnuan efektivët e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, për përfundimin e trajnimit certifikata u ndanë edhe për pjesëtarët e Njësisë së Mbrojtjes së Afërt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

“Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Lokalizohet zjarri në Golesh, zjarrfikësit kishin vështirësi në intervenim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X