TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia e Shqipërisë krijon njësi të posaçme për hetimin e krimeve mjedisore

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Policia e Shqipërisë krijon njësi të posaçme për hetimin e krimeve mjedisore

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari ka njoftuar se do të ngritet një njësi e veçantë në Policinë e Shtetit për Hetimin e Krimeve Mjedisore.

Lamallari gjatë një takimi me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit, tha se edhe krimet mjedisore duhet të kenë një strukturë të specializuar sepse dëmi i shkaktuar prej tyre është i pallogaritshëm dhe vështirë i rikuperueshëm.

“Me miratimin e ligjit, të hyrë në fuqi të efekteve të tij, ka nevojë që edhe krimet mjedisore në total të kenë një strukturë të specializuar. Ne nuk mund t’u qasemi krimeve mjedisore si vepra dosido, të rasteve. Vetëm zjarret e këtij viti, dëmi është i pallogaritshëm. Si në fondin pyjor… sa vite, sa gjenerata i duhet atij fondi pyjor të rekuperohet”, tha Lamallari.

Ministri theksoi se duhet të ketë një qasje më proaktive kundrejt këtyre problemeve dhe se duhet të ndryshojë një sjellje e trashëguar nga e kaluara.

“E sot Evropa e mbarë flet për krimet mjedisore. Ne nuk mund të vazhdojmë të konsiderojmë prerjen e pyjeve, apo lavatriçet e lumenjve, e ndërtimet e paligjshme që bëhen aty dhe çdokush i sheh, përveçse kur bëhen pesë kate, i ka ngel me i vënë çatinë dhe ne pastaj reagojmë. Duhet absolutisht një qasje proaktive. Duhet të ndryshojë kjo sjellja e trashëguar nga e shkuara ku çdo vit kemi zjarre masive dhe roli i policisë pastaj përfundon duke shpëtuar jetë njerëzish, duke i nxjerrë me zor nga banesat”, tha tutje ai.

Më tej, Lamallari potencoi se detyra e tyre është se çdo zjarr i dyshimtë të hetohet profesionalisht, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin zjarrfikës, Emergjencat Civile, me komunitetin, duke shfrytëzuar teknologjinë dhe ekspertizën më të mirë forenzike dhe Prokurorinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, u bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Sot protestohet në disa qytete në Francë, mobilizohen 70 mijë policë dhe mbyllet Luvri

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

​Dita Ndërkombëtare e OKB-së

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

​Kolgeci rrëfen si operoi dy policët e plagosur në veri: Përgjegjësia ishte shumë e madhe

Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën