tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës me operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar

tëvë1 nga tëvë1
28/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes Policisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Të dy drejtuesit e policive theksuan rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta mes drejtuesve të strukturave të hetimit të krimit, të kufirit dhe atyre të sigurisë publike.

“Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u dakordësua zgjerimi i hetimeve të përbashkëta dhe operacioneve, veçanërisht në drejtim të goditjes së krimit të organizuar, shkëmbimit në kohë të informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim të cilët shpesh shfrytëzojnë dy vendet për t’iu fshehur drejtësisë së vendit ku ata kryejnë krime”, thuhet në komunikatë.

Rëndësi e veçantë iu kushtua dhënies së mbështetjes reciproke në fushën e teknologjisë së informacionit, në veçanti në fushën e krimeve kibernetike.

Dy homologët vunë theksin te patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në patrullimet e përbashkëta për sigurinë rrugore, duke qenë se gjatë sezonit veror fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt zonave bregdetare të Shqipërisë është shumë i lartë.
Po ashtu, u diskutua edhe rreth koordinimit dhe bashkëveprimit të të dy policive, në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka falënderuar homologun e tij, për mikpritjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për ta zgjeruar këtë bashkëpunim dhe ka siguruar Drejtorin e Policisë shqiptare se Policia e Kosovës është shumë e vendosur dhe e fokusuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me Policinë e Shtetit, si faktor i rëndësishëm për sigurinë në rajon e më gjerë./teve1.info/

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
LAJMET

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
LAJMET

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
LAJMET

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Aksident me tre të lënduar në Maxhunaj të Vushtrrisë

02/06/2023
LAJMET

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

02/06/2023

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet...

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vlerëson se në situatën aktuale, nuk duhet të ketë zgjidhje në veri. Ai bëri...

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
0

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës...

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.