Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Kosovës i kërkuar nga Gjermania.
Arrestimi i tij është bërë nga njësiti FAST të martën në Prishtinë.
“Sot rreth orës 14:00, nga policia është arrestuar një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane. Ai kërkohej nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara sipas ligjeve gjermane. Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet nga Policia e Kosovës.







