TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia e Kaçanikut prezanton të arriturat vjetore – Rritet numri i veprave penale

Stacioni policor i Kaçanikut ka përkujtuar sot ish-kolegun e tyre të vrarë vitin e kaluar, rreshterin Muhamed Lika. Në prezantimin e raportit vjetor të punës u tha se ka pasur rritje të veprave penale.

by Lindrit Zejnullahu
2 muaj ago
2 0
A A

Me një minutë heshtje në nderim të rreshterit policor të vrarë, Muhamet Lika nisi prezantimi i raportit vjetor.

Stacioni Policor i Kaçanikut prezantoi të arriturat dhe rezultatet gjatë vitit 2024 në luftimin e dukurive negative.

Komandanti, Emrush Lalinovci u shpreh se kanë arritur rezultate të dukshme në parandalimin e krimit duke rritur edhe prezencën e tyre në zonën e përgjegjësisë.

“Angazhim tjetër dhe shumë i veçantë ka qenë lufta kundër drogave, me çka në këtë drejtim kemi arritur këto suksese të jashtëzakonshme për të cilat do të shihen në statistikat që do të shihen në raport”, tha Lalinovci.

Sipas raportit të prezantuar, është vërejtur se krahasuar me vitin paraprak, ka pasur rritje të veprave penale në përgjithësi.

“52 kanosje, ngacmime kemi pasë 15, sulme kemi pasë 33, lëndim i lehtë trupor 57 dhe lëndim i rëndë trupor 3, dmth kemi pasë një rritje të numrit të veprave penale 161 me 111 që ka qenë në vitin 2024”, tregoi shefi i sektorit të hetimeve, toger Vahit Hyseni.

Rritje është parë edhe te veprat penale të narkotikëve.

“Një përqindje jashtëzakonisht e madhe e rasteve në krahasim me periudhën e vitit 2024, normalisht në numrin 51 raste nuk janë hi edhe disa raste që për shkak të sasisë së madhe të kompetencës lëndore i janë dorëzu njësisë për hetimin me narkotikë në Ferizaj”, tha shefi i sektorit të hetimeve, Vahid Hyseni.

Po ashtu në konferencë u tha se nga 407 raste, 280 janë arritur të zbulohen ndërkaq të pazbuluara mbeten 127, derisa numri i arrestimeve ishte 25.

Ndërkohë si sfidë, u përmend se mbetet mungesa e personelit të graduar, transferimi i shumë zyrtarëve policorë si dhe mungesa në pajisje logjistike si automjete, kompjuterë, radarë, fotokopje e kamera.

Falënderim për punën e zyrtarëve policorë, pati edhe kryetari i Kaçanikut, Sabedin Vishi.

“Natyrisht edhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më shumë në mbarëvajtjen e sigurisë, rendit dhe përkushtimit për të mirën e qytetarëve në përgjithësi të Kaçanikut”, tha ai.

Në fund mirënjohje iu ndanë institucioneve bashkëpunuese, por edhe zyrtarëve policorë të dalluar gjatë vitit 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën