TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

”Policia dhe sigurimi privat nuk zbatuan urdhërat për zbrazjen e tribunës”, publikohet raporti i FBK-së

by tëvë1
1 muaj ago
0
A A
”Policia dhe sigurimi privat nuk zbatuan urdhërat për zbrazjen e tribunës”, publikohet raporti i FBK-së

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar raportin zyrtar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes ndërmjet KB Bashkimi dhe KB GO+Peja, e cila u zhvillua në Prizren në prani të rreth 2 mijë shikuesve.

Sipas raportit, ndeshja ka qenë përgjithësisht fer dhe korrekte, me përjashtim të çerekut të dytë (Q2), kur nga tribunat janë hedhur mjete të forta – shkrepëse, ku njëra prej tyre ka goditur lojtarin e KB GO+Peja, Dardan Berisha, i cili ka pësuar lëndime në pjesën e ballit.

FBK bën të ditur se pas këtij incidenti, gjyqtari kryesor dhe vëzhguesi i ndeshjes kanë urdhëruar zbrazjen e tribunës nga Sektori B, mirëpo sipas raportit zyrtar, Policia dhe sigurimi privat nuk kanë zbatuar këto urdhra. Si pasojë, loja është ndërprerë për rreth 35 minuta.

Në raport theksohet gjithashtu se edhe pas rifillimit të ndeshjes kanë vazhduar ofendimet përmes koreve si dhe janë evidentuar raste të tjera të hedhjes së mjeteve të forta, konkretisht 2–3 shkrepëse të tjera nga tribunat.

Raporti zyrtar i FBK-së ka shërbyer si bazë për hapjen e procedurës disiplinore dhe për shqiptimin e dënimeve ndaj klubeve dhe individëve të përfshirë, ndërsa federata ka theksuar se siguria e lojtarëve dhe zyrtarëve mbetet prioritet kryesor në organizimin e garave.

Raporti i plotë dhe pa ndërhyrje:

2000 shikues. Ndeshja ishte fer dhe korrekte, me përjashtim të Q2, kur nga tifozët u hodhën mjete të forta shkrepëse nga një e tillë u godit lojtari Dardan Berisha, i cili pësoi lëndime në pjesën e ballit, Policia dhe sigurimi privat nuk zbatuan urdhrat e gjyqtarit kryesor dhe të vëzhguesit të ndeshjes për zbrazjen e tribunës nga Sektori B, pas hedhjes
së mjeteve piroteknike dhe goditjes së lojtarit Dardan Berisha, duke sjellë ndërprerjen e lojës për 35 minuta. Edhe me vonë ka pas ofendime në kore dhe hedhje të mjeteve të forta 2-3 shkrepëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjilani, Malisheva e Vushtrria avancojnë në çerekfinale të Kupës

Gjilani, Malisheva e Vushtrria avancojnë në çerekfinale të Kupës

Harry Kane me kontratë të re te Bayerni

Harry Kane me kontratë të re te Bayerni

Beshiktashi do ta blejë Kristjan Asllanin

Beshiktashi do ta blejë Kristjan Asllanin

Drita me mungesa ndaj Celjes

Drita me mungesa ndaj Celjes

Sorensenit i zgjatet mandati si emisar i dialogut edhe për dy vjet

Sorensenit i zgjatet mandati si emisar i dialogut edhe për dy vjet

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

Çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk kanë legalizuar pronat në Preshevë?

Çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk kanë legalizuar pronat në Preshevë?

“Liria ka Emër” përshëndet deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë për ish-krerët e UÇK-së

“Liria ka Emër” përshëndet deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë për ish-krerët e UÇK-së

Nagavci falënderon ekipin e MAShT-it për pesë vitet e shërbimit

Nagavci falënderon ekipin e MAShT-it për pesë vitet e shërbimit

Ambasada italiane në dy vjetorin e Banjskës: Drejtësia duhet të vihet në vend

Ambasada e Italisë uron Haxhiun dhe Kurtin për detyrat e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën