TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia: Asnjë shtetas kosovar i kërkuar nga FBI nuk gjendet në Kosovë

Sipas policisë së Kosovës, aktualisht asnjë shtetar kosovar që është në kërkim nga FBI-ja nuk gjendet brenda territorit të vendit. Teksa policia kosovare thekson se janë 235 persona që autoritetet e shtetit të Kosovës kanë lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.

by Valeza Sylejmani
3 vjet ago
0
A A
Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Asnjë shtetas i Kosovës që është i kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e njohur me shkurtesën FBI, nuk gjendet brenda territorit të vendit.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, përmes një përgjigje elektronike për televizionin tonë.

“Personat e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar vendosen në sistemin e Interpolit. Aktualisht nuk ka informacione të shkëmbyera që shtetas kosovar që janë të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga SHBA-FBI gjenden në territorin e RKS-së”, kanë thënë nga Policia për Tëvë1.

Në anën tjetër, sipas policisë kosovare aktualisht janë 235 persona ndaj të cilëve autoritetet e shtetit të Kosovës kanë lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare.
“Numri i personave në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar (red notice në sistemin e Interpolit) nga autoritetet kompetente të Kosovës është 235 persona. Bëhet fjalë për 235 urdhër arreste ndërkombëtare (red notice) të lëshuar nga autoritetet kompetente kosovare, ku nga ky numër ka persona me shtetësi kosovare por dhe persona me shtetësi tjera”, thuhet nga Policia.

Këtë situatë e komentuar njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala.

Ai thekson nevojën për një ri-strukturim në mënyrë që qytetarët në vend të kenë siguri dhe rend.

“Por, a është shqetësuese siguria publike në dy vitet e fundit, unë mendoj që është shqetësuese dhe është në fazën më kaotike të mundshme. Ne duhet të kemi një ri-organizim, ri-modulim dhe ri-përcaktim të kornizave se si duhet t’i qasemi kërkesës për t’i garantuar rend dhe siguri çdo qytetari të Kosovës”, ka thënë Shala.

Në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, aktualisht figurojnë dhjetra persona që brenda këtij viti janë shpallur në kërkim.

Tags: Policia e Kosoveste kerkuarit me arrest nderkombetare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën