tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Policia arreston 14 persona, mbyll 17 ‘qendra të masazhit’ e 15 lokale të ‘muzikës live’

teve1 nga teve1
25/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria për Hetimin e Trafilkimit me Njerëz e Policisë së Kosovës ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit “Operation Chain”, i cili është zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për një javë ka zbatuar Planin Operativ “Stuhia 2023’, ku në këtë operacion kanë qenë të përfshirë 262 zyrtarë.

Në kuadër të këtij operacioni janë bërë operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim e fëmijëve në rrugë.

Gjithashtu, në njoftimin për media është bërë e ditur se është bërë inspektimi dhe kontrollimi i lokaleve me muzikë live, qendrave të masazhit, si dhe kontroll të shtuara në të gjitha pikë-kalimet kufitare.

Si rezultat i këtij operacionit është bërë identifikimi i 3 viktimave të trafikimit, dhe i 11 viktimave të supozuara të trafikimit, të cilat janë referuar për shërbime dhe trajtim sipas procedurave.

Ndërkohë, janë arrestuar edhe 14 persona të dyshuar për veprën e trafikimit dhe veprave tjera që ndërlidhen me trafikimin e njerëzve.

“Referimi i 6 rasteve në stacione policore për armë-mbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura, – Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘Muzike Live’, në të cilat janë legjitimuar 377 punëtore, nga te cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj. Nga lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative, – Inspektim i 51 ‘Qendrave të Masazhit’, në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtore, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj. Prej këtyre ‘Qendrave Masazhi’, 17 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative”, thuhet në njoftimin e Policisë. /teve1.info/

Tags: ArrestimeINTERPOLPolicia e Kosoves

Të ngjashëm

LAJMET

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
LAJMET

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
LAJMET

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023
RAJONI/BOTA

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

08/06/2023
LAJMET

Drafti i Ramës për Asociacionin, Hyseni: I ka tejkaluar kompetencat pak

08/06/2023
LAJMET

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

08/06/2023

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
0

Reshjet e shumta të shiut sot kanë bërë që në disa pjesë të kryeqytetit të shkaktohen vërshime. Si pasojë e...

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
0

Një zjarr ka shpërthyer në Tregun Gjelbër në Prishtinë rreth orës 22:00. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së...

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023
0

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se të gjitha të dhënat që janë raportuar për inventarin në vlerë të...

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

08/06/2023
0

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.