TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia arreston gjashtë persona, konfiskon armë dhe bimë narkotike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Policia arreston gjashtë persona, konfiskon armë dhe bimë narkotike

Në njoftim thuhet se gjatë këtij aksioni në stacionin policor janë shoqëruar 11 persona, kurse janë sekuestruar, 7 armë, 2 Ak47, 5 revole, rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm, 92 bimë kanabis (marihuanë) me lartësi 1- 1.5 m, mbi 25 gramë kokainë, 5500 euro (para të gatshme),  6 telefona, si dhe dokumente relevante për rastin.

Kurse me urdhër të prokurorit gjashtë persona janë dërguar në mbajtje.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës realizon një operacion policor në disa lokacione të ndryshme

Prishtinë, 7 shtator 2022

Policia e Kosovës, në vazhdën e përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme për veprat penale që ndërlidhen me trafikimin e armëve dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Me datën 7 shtator 2022, Policia e Kosovës, përkatësisht Divizioni Kundër Krimit të Organizuar, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarive kriminale të disa personave të dyshuar që kryenin veprat e lartcekura.

Si rezultat i veprimeve të marra është realizuar operacioni policor në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të 11 personave të dyshuar.

Po ashtu njësitë policore në këto lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve të përfshirë në raste, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, me ç’rast është  gjetur një plantacion i bimëve narkotike në fushë të hapur (pyll).

Gjatë këtij operacioni policor në të dy rajonet në Pejë dhe në Mitrovicë të Jugut, janë sekuestruar provat materiale si:

  • shtatë (7) armë (2 Ak47, 5 revole),
  • rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm,
  • 92 bimë kanabis (marihuanë) me lartësi 1- 1.5 m,
  • mbi 25 gramë kokainë,
  • 5500 euro (para të gatshme),
  • 6 telefona,
  • si dhe dokumente relevante për rastin.

Pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetentë 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj në realizimin e detyrave për parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave kryes të veprave penale./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Ndalohen tre të dyshuar për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë-Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

U pa me armë, tha se ishte lodër – bastiset shtëpia e 50-vjeçarit në Han të Elezit

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën