TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Polici vret kolegun me armë në komisariatin e Tiranës

by tëvë1
5 vjet ago
1
A A
Polici vret kolegun me armë në komisariatin e Tiranës

Punonjësi Çaush Saliasi fillimisht është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit, ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Autori Ludian Zaimi ndodhet në komisariat, ndërsa në vendngjarje janë dëgjuar gjashtë të shtëna.

Sipas informacioneve, të dy janë policë të patrullës së përgjithshme, ndërsa viktima ishte në prag pensioni. Autori ka një vit e gjysmë në polici, kurse viktima ushtronte detyrën prej mbi 20 vitesh.

Dyshimet e para janë se arsyeja e acarimit të të riut ishte se viktima e bullizonte prej kohësh. Ai fillimisht e ka qëlluar tre herë, më pas ka hyrë në komisariat dhe e ka qëlluar edhe tre herë të tjera duke e lënë të plagosur rëndë, raporton Top Channel.

“Rreth orës 21:20 janë dëgjuar gjashtë të shtëna, dy policë janë konfliktuar, konflikt i cili kishte nisur prej muajsh, pasi Çaushi kishte 20 vite në polici dhe polici tjetër vetëm një vit e gjysmë dhe muajt e fundit ishte bashkuar me kolegun e tij. Ata patrullonin së bashku, polici më i vjetër e bullizonte në punë. Ai e ka qëlluar tre herë brenda, më pas ka dalë jashtë dhe është futur sërish dhe ka qëlluar sërish duke e lënë të plagosur rëndë. Më pas kanë hyrë të tjerët që kanë arritur t’i kapin armën. Ai u transportua në spitalin e Traumës. Rruga ‘Mine Peza’ tashmë është blinduar, skena e krimin është brenda komisariatit,ndërsa atje janë Glkedis Nano, Lorenc Paganika. Autori është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka folur me askënd”, tha gazetarja Dorjana Bezat, e cila ndodhet në vendngjarje.

Në ambientet e Komisariatit nr. 3 gjithashtu ka shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

“Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Tags: TiraneVrasje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani zotohet se do të përdorë të gjitha mjetet për të thyer bllokadën amerikane

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nesër vendos përfundimisht për kampionin e Afrikës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nesër vendos përfundimisht për kampionin e Afrikës

NATO beson se Rusia është gati të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore

Barça pa Yamalin për pjesën e mbetur të sezonit

Barcelona pa Yamalin në Champions

Kurti: Mungesa e cilësisë në arsim, një nga faktorët e migrimit

Kurti në interpelancë para deputetëve javën e ardhshme

NATO beson se Rusia është gati të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore

NATO beson se Rusia është gati të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore

Rikuperohet Dellova, gati për duelin me Samsunsporin

Dellova mungon, Krasniqi në dyshim ndaj Gaziantepit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën