TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Polici plagosi aksidentalisht kolegen e tij, krejt çka dihet rreth rastit që ndodhi brenda stacionit policor

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Polici plagosi aksidentalisht kolegen e tij, krejt çka dihet rreth rastit që ndodhi brenda stacionit policor

Një zyrtare policore është plagosur nga kolegu i saj brenda objektit në stacionin policor jugu në Prishtinë. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një shkrepje aksidental ku  copëzat e gëzhojes goditen 25 vjecare. Pas këtij rasti, zyrtari policor është suspenduar nga puna.

E premtja nuk nisi mirë për dy zyrtarë policor në Prishtinë.

Në orët e mëngjesit, një polic aksidentalisht ka plagosur kolegen e tij brenda vendit të punës.

E gjithë ngjarja ndodhi pas shkrepjes aksidentale të armës e si pasojë, zyrtarja policore u godit nga copëzat e gëzhojës.

Kështu njoftoi Inspektorati Policor përmes një komunikate për media.

“Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK). Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në komunikatë.

Pas plagosjes 25 vjeçarja u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për gjendjen e polices së plagosur, shfaqën interesim edhe shumë kolegë të saj që erdhën në Klinikën Ortopedike.

Zyrtarja policore ka marrë lëndime në këmbën e majtë dhe gjendja e saj është stabile.

“Siç jeni në dijeni ka ndodhur një incident, e ka një lëndim një predhë në këmbë dhe pritet që ti nënshtrohet operimit urgjent për heqjen e predhës, sapo të lirohet një sallë sepse kemi qenë në program të rregullt të operimeve. Momentalisht gjendjen e ka stabile, nuk është në rrezik për jetën, mirëpo gjatë ndërhyrjes operative është e mundshme të ndodhë gjithçka.”, ka thënë drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi.

Javë më parë, një zyrtar policor aksidentalisht ka plagosur nënë e tij në lagjen Kolovicë në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

“Ditari” 09.07.2026

“Ditari” 09.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën