TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Polici Çlirim Shaqiri thotë se Afrim Bunjaku s’ka pasur puls kur e kanë futur në veturë

nga teve1
9 Qershor, 2025
3
A A
Polici Çlirim Shaqiri thotë se Afrim Bunjaku s’ka pasur puls kur e kanë futur në veturë

Zyrtari policor në Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë, Çlirim Shaqiri është dëshmitari i rradhës që ka filluar dëshminë e tij në seancën e dytë gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në shtator të vitit 2023 .

Shaqiri ka thënë se si pasojë e këtij sulmi ka mbetur me lëndime të rënda trupore për të cilat sipas tij ende vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

“Kam marrë lëndime të rënda si pasojë e sulmit dhe vazhdojë të marrë trajtim mjekësor. E konsideroj veten si palë e dëmtuar. Me datë 23 shtator kemi marrë detyrën në 8 mëngjes, me detyra të rregullta në pikën në afërsi të Izvorit. Gjatë ditës kemi pasë detyra të rregullta, në parandalimin e veprave penale dhe kontrollimin e automjeteve që kalojnë kah ajo pikë. Në asistimin e njësive që operojnë në atë pjesë. Pasi kemi bërë zëvendësimin e kolegëve në orën 20:00, ku pas një ore e kemi marrë një informatë përmes dhomës komanduese për një veturë të dyshimtë që gjendjet në atë pjesë. Kemi vazhdu me patrullim, ku kemi has në veturën me targa KM me ngjyrë hiri. Vetura është verifiku në dhomën komanduese dhe nuk na është thënë ndonjë informatë në lidhje me veturën”, ka deklaruar ai.

Ai më tej ka treguar për shkuarjen në Banjskë, si dhe për momentin e plagosjes së tashmë të ndjerit rreshterit, Afrim Bunjaku.

“Pasi kemi pranuar zëvendësimin nga kolegët rreth orës 2:10, kemi vazhduar në zonën e Kushtovës – Vllahi, rrugës gjegjësisht në fshatin Banjskë, duke kaluar rrugës kemi vërejtur dy kamionë në urë, të cilët kanë bërë bllokimin e rrugës. Kemi tentuar të kontaktojmë me dhomën komanduese në lidhje me bllokimin e rrugës, por për shkak se nuk ka pasur valë, nuk kanë punuar as radiolidhjet e as telefonët. Kemi vazhduar me gjet një teren më të përshtatshëm ku punojnë valët, ku më pas ua kemi transmetuar informatën. Pasi kemi dhënë informatën në dhomën komanduese na është thënë të kthehemi në lokacion për me marrë pamje dhe me raportuar gjendjen. Kur jemi kthyer në lokacion, jemi largu pak nga ura dhe kemi provuar prapë me kontaktuar me dhomën komanduese, ku na është thënë se do të vijnë disa patrulla nga stacioni i Zveçanit për të na asistuar me rastin, e që do të na kontaktoj nënkolonel Veton Elshani në telefon. Kemi kontaktu me të, dhe na ka udhëzuar që të kërkojmë asistencë edhe nga njësia për ndërhyrje të shpejtë nga Kushtova. Rreth orës 3, në lokacion kanë ardhur dy patrulla nga stacioni i Zveçanit, në krye me rreshterin Afrim Bunjaku. Në ato momente, kemi bërë një komunikim mes kolegëve ku kemi ndarë pozicionet dhe detyrat. Më është thënë që të qëndroj tek vetura, derisa të tjerët kanë vazhduar për kontrollim rreth kamionëve.  S’kam pasur mundësi as me i përshendet për shkak të gjendjes dhe në ato momente, më ka kontaktuar nënkolonel Elshani në telefon ku i kam treguar që kanë ardhur patrullat dhe gjatë bisedës me të kanë ndodhur dy shpërthime të njëpasnjëshme. Kam arritur me i thënë në telefon që ka shpërthime dhe gjuajtje, dhe kam marrë mbrojtje afër motorit të veturës, kurse kolegët afër kamionëve ku ka ndodhur edhe shpërthimi. Para se të ndodhë sulmi nuk kam mundur me vërejt diçka të dyshimtë, pasi në pjesën ku kemi qenë ne ka qenë në ndriçim më të madh, kurse pjesa e Banjskës ku është edhe manastiri ka qenë në errësirë. Pasi që kanë ndodhur shpërthimet, në pjesën time të djathtë si pasojë e shpërthimeve ka qenë tym dhe nuk kam mundur të vërej se çfarë ka ndodhur. E kam siguruar veten afër motorit të veturës për shkak të gjuajtjeve që kanë ardhur në drejtimin tonë, dhe iu kam kundërpërgjigjur sulmeve. I kam dëgjuar kolegët, Alban Rashiti qe më kanë thënë me sjell veturën se një koleg është plagosur rëndë, ishte fjala për rreshter Bunjakun. Pasi kam dëgjuar këtë thirrje jam futur në veturën tonë, të pa blinduar dhe kam filluar me ec prapa për me iu afru rreshterit. Pasi ka pasur shumë gjuajtje në drejtimin tim, nuk kam mujt me iu afru dhe kam mbet në veturë. Në ato momente kolegu Rashiti më ka vërejt qe kam mbet në veturë, dhe ka bërtitë me dalë nga vetura se ajo nuk punon më. Kam arrit me dalë nga vetura dhe jam ulë pranë veturës për me komunikuar më mirë me ta. Kolegu Rashiti më ka thënë që me vazhdu në drejtim të tij pasi ai më mbulon me zjarr pasi ishte në gjendje të vështirë. Unë në ato momente nuk kam pasur njohuri se ai ka qenë i plagosur, dhe unë jam afru tek kolegët nëpër breshëri plumbash dhe aty kam marrë vesh se përveç rreshterit Bunjaku, i plagosur është edhe kolegu Rashiti”, ka shtuar Shaqiri.

Shaqiri ka deklaruar se të shtënat që nga momenti i shpërthimit nuk janë ndalur në asnjë moment dhe se ndaj tyre është përdorur armatim i rëndë.

“Për shkak të errësirës që ka qenë tek fshati nuk kemi mundur të identifikojmë pajisjet qe janë përdorur, por ka qenë jashtëzakonisht i rëndë. Sulmet vinin nga Manastiri i Banjskës dhe përrreth. Me kolegët merrnim mburojë nga një kamion aty, Kolegu Mirsad Kryeziu është afruar tek ne dhe është munduar që të bëjë lëvizje për t’u afruar tek veturat që i kemi pasur në lokacion. Gjersa i lëvizte unë bashkë me kolegët e tjerë e kemi mbuluar me zjarr. Kolegu, Mirsad Kryeziu ka vazhduar tek veturat për të bërë përpjekje për t’i dhënë ndihmë rreshterit Bunjaku, është afruar tek një veturë ku unë kam tentuar me iu afru rreshterit Bunjaku. Mirëpo vetura nuk është ndezur përkundër tentimeve. Atëherë kemi bërë dëmtimin e ndriçimit për shkak se kemi qenë të zbuluar dhe në rrezik për jetë. Kur kemi dëmtu ndriçimin, kolegu Mirsad e ka marrë veturën tjetër dhe është afru tek rreshteri Bunjaku, me ç’rast ka filluar me tërhjek trupin e Bunjakut për me fut në veturë ku i ka ndihmu edhe një koleg tjetër nga stacioni i Zveçanit, por për shkak të sulmit nuk kanë mundur që vetëm ata të dy ta fusin në veturë, prandaj është kërkuar ndihmë edhe nga të tjerët”, ka theksuar tutje.

Shaqiri po ashtu ka treguar se pasi e kanë futur në veturë rreshterin Bunjaku e ka vërejtur se ai nuk ka puls.

“Kam dalë kah pjesa e kolegëve ku jam mundu me shty trupin për me fut në veturë. Në ato momente kam kontrollu për puls, edhe pse sulmi asnjëherë nuk është ndalë, por nuk kam vërejt puls e për shkak të sulmit nuk kemi mundur me i dhënë ndihmë tjetër. Kolegët përkundër që janë sulmuar vazhdimisht, kanë arritur me tërhjek trupin edhe me vazhdu për në Mitrovicë të Jugut, kurse unë jam kthyer tek kolegët e mi. Kam bërë përpjekje me kërku ndihmë dhe asistencë prej kolegëve por ka kaluar kohë, dhe është vonuar ndihma. Në ato momente kemi bashkëbiseduar me kolegë se si të tërhiqemi nga sulmi për shkak të rrezikut të madh për jetë. Më pas kemi vërejtur një veturë të blinduar që ka ardhur nga baza e stacionit të Kushtovës. Pasi kemi arritur me u fut në veturën e blinduar, së pari kam filluar me i dhanë ndihmën kolegut Rashiti për shkak se ka pasur shumë gjakderdhje dhe kam arritur përmes improvizimeve t’ia ndalë gjakderdhjen, por për shkak të adrenalinës dhe rrezikut nuk ka ndjerë dhimbje tek shpatulla e gjatë rrugës dhimbja ka filluar me u rrit deri sa kemi mbërritur në spital të Mitrovivës e më pas për në QKUK ku na është dhënë tretmani, ku kam marrë edhe unë tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Në seancën e dytë gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në shtator të vitit 2023 , të hënën dëshmi ka dhënë edhe zyrtari policor në Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë, Alban Rashiti.

Polici Alban Rashiti tregon si ndodhi sulmi në Banjskë

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ish-pjesëtari i njësive speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu del para gjykatës në Serbi

Ish-pjesëtari i njësive speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu del para gjykatës në Serbi

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ish-pjesëtari i njësive speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu del para gjykatës në Serbi

Ish-pjesëtari i njësive speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu del para gjykatës në Serbi

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

U ndalua nga Serbia, ish-polici i Kosovës dënohet me 1 muaj paraburgim

“Matrix”- 09.06.2025

“Matrix”- 09.06.2025

Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X