TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policët marrin 50% të pagës edhe pas më shumë se gjashtë muaj nga suspendimi

65 policë vazhdojnë të marrin 50 për qind të pagës ani pse vazhdojnë të jenë të suspenduar për më shumë se gjashtë muaj, ndonëse këtë nuk e parasheh ligji. E ish-shefi i hetimeve në Inspektoratin Policor thotë se kjo mbetet dukuri shqetësuese.

by Lindrit Zejnullahu
1 muaj ago
0 1
A A

Ishin suspenduar në vitin 2022 me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

65 punonjës të Policisë së Kosovës, nga ajo kohë vazhdojnë të marrim 50 për qind të pagës, ani pse ligji nuk ua lejon këtë.

Sipas Ligjit për Policinë, një zyrtar policor që është i suspenduar duhet ta marrë këtë pagë deri në gjashtë muaj, e më pas të vendoset të rikthehet në punë apo jo.

Kjo është evidentuar edhe në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024, ku thuhet se për këtë nga buxheti janë ndarë 55 mijë e 550 euro.

“Ne identifikuam se shtesën e plotë për kushte specifike të punës ishin duke e marrë 65 zyrtarë policorë të suspenduar, edhe pse ata nuk ishin duke e ushtruar funksionin e rrjedhimisht nuk kishin ndonjë rrezikshmëri… Nga lista e zyrtarëve të suspenduar e pranuar nga stafi përgjegjës vërehet se kishte edhe zyrtarë policorë që ishin suspenduar nga viti 2022 dhe ende vazhdojnë të kompensohen me 50 për qind të pagës”, thuhet nga ZKA.

Për këtë, Tëvë1 ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe IPK, por që deri në publikim të kronikës nuk ka pasur përgjigje.

E ish-shefi i hetimeve në autoritetin mbikëqyrës të Policisë, Jetulla Aliu thotë se kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese në këtë institucion.

“Sidomos Prokuroria dhe Gjykata duhet ta kenë parasysh kur kanë të bëjnë me një zyrtar publik atëherë t’i marrin veprimet sa më shpejtë që është e mundshme sepse po kemi të bëjmë me dëmtimin e imazhit, dëmtimin e buxhetit e mbi të gjitha kemi të bëjmë edhe me prezumimin e pafajësisë për një zyrtar. Mirëpo prapë konsideroj se nuk është e mirë kjo që më tepër se gjashtë muaj vazhdojnë sepse kemi të bëjmë me një 50 për qind të pagës”, ka thënë ai.

Vazhdimisht në raportet e Auditimit kjo mbetet si një ndër shqetësimet kryesore pasi që vlerësohet se ndikon negativisht edhe në punën e këtij institucioni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK-ja dhe AAK-ja arrijnë marrëveshje për garën e balotazhit në Mitrovicë

PDK-ja dhe AAK-ja arrijnë marrëveshje për garën e balotazhit në Mitrovicë

Lushtaku: Koalicioni me LVV-në i pamundshëm, episodi i Qeverisë Kurti ka përfunduar

Lushtaku: Koalicioni me LVV-në i pamundshëm, episodi i Qeverisë Kurti ka përfunduar

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Malaj: Nano kishe rolin e  tij në vendosjen e dialogut politik Shqipëri – Kosovë

Lushtaku zyrtarizohet në krye të Trepçës

Fillon zyrtarisht fushata elektorale për balotazh

Fillon zyrtarisht fushata elektorale për balotazh

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

Hyseni premton strehimore të re për të mbijetuarat e dhunës në familje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën