Është arrestuar një person nga Podujeva pasi në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar pronën e dikujt tjetër.
Në raportin 24 orësh të policisë, kanë bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell teve1.info.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 23.06.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në mënyrë të kundërligjshëm kishte uzurpuar pronën e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.