Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka vendosur një pulë dhe disa vezë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij dëshmojnë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje “janë ra klluç se dy mandate”
Ai ka tentuar që vezët t’ia jep deputetëve të ish opozitës për t’ia dhënë liderit të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mirëpo të njëjtit nuk pranuan.
“Këto janë qysh janë ra klluq deputetët që dy mandate. Unë sot zyrtarisht po i qes klluq po këta nuk e dinë. Prej sot janë klluq këta”, tha ai.
Këtë aksion Pllashniku e bëri para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit




