TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Plisat” reagojnë për Evropianin Shqipëri – Serbi

by tëvë1
2 vjet ago
2
A A
“Plisat” reagojnë për Evropianin Shqipëri – Serbi

Tifo-grupi nga Prishtina “Pilsat” kanë bërë një reagim të gjatë në lidhje me organizimin e Evropianit U21 të vitit 2027 nga Shqipëria e Serbia.

Këto dy vende janë konfirmuar si bashkëorganizatore të këtij eventi që do të mbahet në muajin qershor të vitit 2027, me ndeshjen hapëse që luhet në Novi Sad dhe finalen në Tiranë.

“Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta dijë se sporti nuk është i ndarë nga historia dhe as nga ndjenjat e popullit që përfaqëson. Ky vendim nuk është vetëm i pakuptimtë, por edhe antikombëtar. Askush nuk ju dha mandat t’i rehabilitoni kriminelët. Askush nuk ju dha mandat të shkelni mbi dinjitetin tonë. Por ju keni mandat ta përcjellni futbollin. E kur e bëni punën tuaj, si nuk ju bie në sy asnjë akt antishqiptar nëpër stadiumet e “partnerëve” tuaj? Si nuk ju bijnë në sy flamujt anti Kosovë, anti Shqipëri, koreografitë e shkijeve duke u zotuar që do ta bëjnë namin kur të kthehen në Kosovë? Atyre ua kemi dhënë përgjigjen e merituar gjithmonë, herën e fundit kur u futën ne Banjskë para 1 viti e gjysmë, kur i lanë të vdekur shokët e tyre e ikën malit si lepujt, por sot vendosëm t’ua japim juve përgjigjen e parë, këtu të shkruar, për aktin tuaj të turpshëm”, shkruan në reagim.

Sipas “Plisave” Armand Duka “me një të rënë të lapsit e me një nënshkrim tuajin, nuk shlyhet historia e aq më pak krenaria e dhimbjet tona, POR ju sigurojmë që ne lëndohemi shumë”.

“Plisat” kanë përmendur 15,000 vrasje të civilëve, mbi 20,000 dhunime të grave; djegien mbi 40% të pronave të shqiptarëve; zhdukjen e mbi 6000 shqiptare, rreth 1600 prej të cilëve ende nuk dihet ku janë; kryerjen e mbi 400 masakra, të dokumentuara; plaçkitjen e pronave private e publike të shqiptarëve të Kosovës.

“Por dëshira e tyre për gjakpirje e plaçkitje as nuk ka filluar me luftën e fundit, e as nuk ka përfunduar me të njejtën. Sporti mund të jetë një urë lidhëse mes popujve, por jo kur ai përdoret për të normalizuar padrejtësinë, fashizmin, fajin e borxhin e shtetit më gjenocidal të Ballkanit. Ne nuk mund të heshtim përballë një padrejtësie të tillë. Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit ta rishqyrtojë këtë vendim, të tërhiqen nga akti më i turpshëm në histori të sportit shqiptar dhe të mos e shesë dinjitetin tonë kombëtar për interesa të ngushta. Sporti duhet të na bashkojë, por jo duke na detyruar të harrojmë gjakun dhe dhimbjen tonë. Janë dy mënyra për ta kujtuar historinë e popullit tonë. Njëra është përplot dhimbje e vuajtje, tjetra përplot krenari e nder. Asnjërën nuk do të mund ta shkelni ju. Me asnjë organizim tuajin, me asnjë vëllazëri tuajën me gjaksinë tone”, përfundon reagimi i “Plisave”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Alaba i bashkohet Udineses

Alaba i bashkohet Udineses

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde

Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë

Kurti: Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

Nata e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në kundërshtim të vendimit dënues të Speciales

“Këndi i Debatit” 24.09.2027

“Këndi i Debatit” 24.09.2027

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

2 euro për vetura, 10 për kamionë – tarifa që po trazon Prishtinën

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën