TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Plisat” nuk e pranojnë kryetarin e ri të Prishtinës, kërkojnë largimin e Bekë Berishës dhe e fyejnë

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
“Plisat” nuk e pranojnë kryetarin e ri të Prishtinës, kërkojnë largimin e Bekë Berishës dhe e fyejnë

Tifogrupi “Plisat” ka qëndruar shkurt në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë ku po zhvillohej ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Por ka dhënë mesazhe të qarta për kryetarin e klubit, Bekë Berisha, i zgjedhur të mërkurën.
“Plisat” kërkuan largimin e Berishës nga udhëheqja e klubit. Nuk i kanë kursyer edhe fyerjet ndaj tij dhe ish-drejtuesve të KB Prishtinës, Blerand Stavilecit dhe Florian Miftarit. 

Sipas tyre, Stavileci e Miftari janë ende drejtues në hije të klubit me më së shumti trofe të fituar. Stavileci, Miftari e Bekë Berisha nuk ishin të pranishëm në palestër të enjten.
“Plisat” nuk i kanë ndalur fyerjet në kor ndaj Berishës, Stavilecit e Miftarit. Kanë vazhduar edhe gjatë largimit të tyre nga palestra.

Ndeshja u ndërpre tre minuta pa u mbyllur çereku i parë pas hedhjes së një mjeti shpërthyes. Edhe gjatë largimit “Plisat” hodhën një të tillë.

MKRS-ja ka thënë se Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit parasheh që një zyrtar mund të jetë anëtar i organit drejtues të OJQ-ve nga fusha e sportit, por jo bartës i funksionit drejtues. Sipas MKRS-së, çdo situatë e konfliktit të interesit duhet të zgjidhet brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja e detyrës.

MKRS-ja i ka bërë thirrje Berishës që pasi të betohet si deputet t’i ndërmarrë masat e nevojshme brenda afateve ligjore për të shmangur çdo konflikt interesi.
Berisha ishte edhe njëri prej kandidatëve për kryetar të Komunës së Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Realizoi ‘hat-trick’ ndaj Drenicës, Diatta fiton çmimin ‘Yll i Javës’

Realizoi ‘hat-trick’ ndaj Drenicës, Diatta fiton çmimin ‘Yll i Javës’

Peja 03 e Bashkimi dominojnë ekipin e javës

Peja 03 e Bashkimi dominojnë ekipin e javës

Barça pa Yamalin për pjesën e mbetur të sezonit

Barcelona pa Yamalin në Champions

Rikuperohet Dellova, gati për duelin me Samsunsporin

Dellova mungon, Krasniqi në dyshim ndaj Gaziantepit

​Nesër përurohet rruga “Frank Wisner” në Prishtinë, merr pjesë familja e diplomatit amerikan

​Nesër përurohet rruga “Frank Wisner” në Prishtinë, merr pjesë familja e diplomatit amerikan

Kërcënime për sulme me bombë në shkollat e Gjermanisë dhe Danimarkës

Kërcënime për sulme me bombë në shkollat e Gjermanisë dhe Danimarkës

​Zëvendësohet ambasadori në Kroaci Martin Berishaj, në vend të tij propozohet Hasnije Ilazi

​Zëvendësohet ambasadori në Kroaci Martin Berishaj, në vend të tij propozohet Hasnije Ilazi

Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s vetëm dy javë pas dorëheqjes

Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s vetëm dy javë pas dorëheqjes

Konjufca i kërkon Greqisë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Konjufca i kërkon Greqisë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Fillon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Apeli vërteton dënimet me burgim të përjetshëm për Murselin e Plavën

Pjesëtari i FSK-së përfundon me sukses Kursin e Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar

Pjesëtari i FSK-së përfundon me sukses Kursin e Mbrojtjes së Afërt në Mbretërinë e Bashkuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën