TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Planifikohen mbi 5 milionë euro investime në sektorin e shëndetësisë në Shtime

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Planifikohen mbi 5 milionë euro investime në sektorin e shëndetësisë në Shtime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është takuar me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ku u planifikuan 5 milionë euro investime në sektorin e shëndetësisë.

Vitia gjatë takimeve dhe vizitave në komunat ku së shpejti do fillojnë investimet në sektorin e shëndetësisë, kanë njoftuar se në vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro do ndahen për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, si dhe ndërtimi i Entit Special, për të cilën janë ndarë 4 milionë euro.

“Ministri Vitia u takua me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, planifikohen mbi 5 milionë euro investime. Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka vazhduar takimet dhe vizitat në komunat ku së shpejti do të fillojnë investimet në sektorin e shëndetësisë. Ai sot vizitoi Komunën e Shtimes ku është planifikuar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë buxhet në vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro, si dhe ndërtimi i Entit Special në këtë komunë për të cilin janë ndarë 4 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë këtij takimi, Vitia ka thënë se përveç planifikimit për ndërtimin e projekteve kapitale, do mbetet i përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Shtimes, përcjell teve1.info.

“Ishte kënaqësi takimi me kryetarin Aliu. Me projektet e reja të cilat u prezantuan nga kryetari dhe drejtori i shëndetësisë, është tregue se në shëndetësi qytetarët e Shtimes në të ardhmen do të kenë shërbime shumë më cilësore. Sot biseduam edhe për dy projekte me rëndësi, siç janë ndërtimi i Entit Special dhe i QKMF-së në këtë komunë, projekte të cilat do të jenë në fokusin tonë dhe prioritete si Ministri e Shëndetësisë”, ka shtuar ministri Vitia.

Ndërsa, kryetari Aliu ka vlerësuar se është shumë lajm i mirë që vëmendja e pushtetit qendror është kthyer nga Komuna e Shtimes, e cila sipas tij, ka qenë e diskriminuar sa i përket investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Derisa në njoftim e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se së shpejti do të mbahet edhe një takim i radhës me të gjitha ministritë e linjës për të definuar procesin dhe përgjegjësitë në kuadër të shtimit të kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe ndërtimin e Entit Special dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Shtimes./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Sot vranët dhe intervale me diell

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën