Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, pala kosovare dhe ajo serbe e pranuan planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.
Në nenin7 të këtij plani i cili i ka 12 të tilla, kërkohet që të zyrtarizohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrohet një nivel i fortë mbrojtjeje për objektet fetare serbe.
Por, profesori universitar, Milazim Krasniqi e quan këtë si skandaloze pasi siç thotë ai, me këtë rritet ndikimi i Qeverisë Serbe në Kosovë.
Sipas tij, përpos Kishës Ortodokse, Serbia me planin franko-gjerman ka përfituar edhe me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kurse, analisti Arton Demhasaj vlerëson se me këtë nen, Serbia mundohet që ende ta paraqesë Kosovën si pjesë të shtetit të saj.
Mbrojtja e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ishte përmendur edhe në Planin e Ahtisaarit, i cili parashihte lidhje me Kishën Ortodokse Serbe në Beograd, por edhe ishte liruar nga taksat dhe detyrimet doganore.
Kronika e gazetarit Lindrit Zejnullahu.