TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Plani evropian në sytë e veriorëve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
KQZ cakton afatet për zgjedhjet në veri

Qytetarët në veri të Mitrovicës, po shpresojnë që së shpejti do të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Prandaj, disa prej tyre e kanë mirëpritur propozimin evropian.

Faik Haziri, i cili jeton në Lagjen e Boshnjakëve në Veri, ka një kërkesë për përfaqësuesit politik në Kosovë.

Ndërsa, Zhirovat Georgeviq, thotë se qytetarët nuk kanë asgjë në dorë, vetëm po bëhen pjesë e lojërave politike.

“Marrëveshja që është arritur është çështje e politikanëve. Pak na takon neve të flasim dhe të ndikojmë në diçka që tashmë është darkorduar. Do të ishim më të lumtur sikur të mos kishte fare marrëveshje dhe ne do ndërtojmë raportet tona pa pasur nevojë për këta politikanë. Nuk do të lëshohesha në detaje të kësaj marrëveshjeje sepse ne njerëzit e thjeshtë nuk do të kuptojmë kurrë as se si erdhi deri te marrëveshja. Ne jemi të gjykuar, si serbët ashtu edhe shqiptarët, nuk mund të tregtojmë mes vete, politikanët po bëjnë këso lojëra dhe çmimin do ta paguajë populli, si shqiptarët, ashtu edhe serbët”, deklaroi Georgeviq.

Ka dhe nga ta që thonë se komuniteti serb po favorizohet me këtë marrëveshje.

Disave nuk iu intereson fare procesi i dialogut.

“Mua nuk më intereson fare se çfarë marrëveshje janë arritur”, tha një qytetar.

Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive e organizatës New Social Initiative, Jovana Radosavljeviq, vë në pikëpyetje se në çfarë forme do të zbatohen këto marrëveshje, veçanërisht Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Mendoj se mungojnë disa çështje thelbësore në dokumentin e prezantuar nga Bashkimi  Evropian.  E para është se nuk tregohet se si do të implementohen këto marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ka pajtim për disa gjëra, por ka edhe shumë pikëpyetje. Ndërkaq, sa i përket pikës 7-të, mendoj se po flitet për diçka më shumë se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Por e përsëris ka ende shumë paqartësi se në çfarë forme do të zbatohen këto marrëveshje”, tha Radosavljeviq.

Kurse, Profesori Nexhmedin Spahiu, thotë se përmes kësaj marrëveshje Serbia de fakto dhe de jure e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Në takimin e fundit presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruaj marrëveshjen pavarësisht se e ka pranuar.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë

Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë

Kjo është arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit nga Haga në Kosovë

Kjo është arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit nga Haga në Kosovë

Mbrojtja e Krasniqit heq dorë nga një dëshmitar

Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Çitaku priti në takim përshëndetës ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve

Çitaku priti në takim përshëndetës ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve

Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë

Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë

Albion Rrahmani startues te Venezia ndaj Napolit?

Rrahmani largohet nga Venezia, kthehet në Rumani

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

FIFA publikon ranglistën, Kosova bie për dy pozita

Kjo është arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit nga Haga në Kosovë

Kjo është arsyeja e vizitës së Jakup Krasniqit nga Haga në Kosovë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Kosova vetëm një njërin prej dy shorteve të UEFA-s

Mbrojtja e Krasniqit heq dorë nga një dëshmitar

Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Çitaku priti në takim përshëndetës ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve

Çitaku priti në takim përshëndetës ambasadorin Malaj: Mbrojtja e UÇK-së dhe e çlirimtarëve është mision i përbashkët i të gjithë shqiptarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën