TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Plaku, familjar i Thaçit: Padrejtësi e madhe, marre ju qoftë atyre gjyqtarëve!

by Tëvë1
40 minuta ago
0
A A
Plaku, familjar i Thaçit: Padrejtësi e madhe, marre ju qoftë atyre gjyqtarëve!

Me shpresën se vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë do të sillte lirimin e katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë dhe mbështetës të tyre e kanë përcjellë ditën e vendimit. Por, për Milazim Thaçin, familjar i ish-presidentit Hashim Thaçi, pritja përfundoi me dhimbje dhe zhgënjim.

Milazim Thaçi ka rrëfyer përjetimin e momentit kur u shpall vendimi, duke thënë se familja kishte pritur me shpresë një rezultat tjetër.

“Ne dje me shpresë, ata të katërtit se po lirohen, por nuk na doli ashtu, doli idhnim. Është në zi Kosova e krejt shqiptaria. Ata e kanë ruajtur shtëpinë e tyre, familjen dhe Kosovën, nuk kanë dalë me thënë po shkojmë në Serbi. Po Serbia na ka ardhur këtu, na ka sulmuar, dhunuar, kallur e plaçkitë, të gjitha të zezat na ka bë e sot me dalë ata me u end nëpër Serbi e Evropë e tonë me na dërgu në Hagë, kjo është padrejtësi e madhe. Ajo Evropë, që e ka ndarë tokën shqiptare, ajo është edhe sot, marre ju qoftë atyre gjyqtarëve. Kemi pritur e jemi mërzitur”, tha ai.

Thaçi tha se momenti i shqiptimit të vendimit ishte veçanërisht i rëndë për familjen, ndërsa shpresat tani i ka te procesi i apelit.

“Zoti e di, gati më ka lëshuar shpirti. Në atë moment, më keq më, a beson gogja moti mërzi kështu nuk kam pasur. Këta po japin shpresë në Apel, shpresoj i lirojnë, e vijnë te familja e vet, nana e vet. Halla ratë është, ajo nuk di ende asgjë, më mirë që nuk e di, por në pritje është. Ata jo se janë dënuar, por krejt Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe krejt shqiptarët kudo që janë. Ata kanë qenë çlirimtarë, nuk kanë qenë grabitqarë”, tha ai.

Milazim Thaçi kritikoi institucionet e Kosovës, duke kërkuar angazhim më të madh për ish-krerët e UÇK-së dhe duke bërë thirrje për bashkim.

“Shteti nuk ka bërë hiç punë. Ju lutem shtetit e krejt kush ia do të mirën shqiptarisë e UÇK-së, e kemi trenin e fundit të bëjmë sa më shumë e me i lirua ata çlirimtarë. Ata të gjitha i kanë dhënë për Kosovë. Duhet me u bashkua i gjithë populli shqiptar për të gjitha. Ajo është marri e madhe, duhet me u bashku, se sa të jemi te bashkuar jemi më të fortë. Kështu ndaras nuk ka lezet. Mos të flasim keq për njëri-tjetrin, ju kisha lut si vëllezër e shokë”, u shpreh ai.

Ai tregoi edhe për një nga kujtimet që ruan nga Hashim Thaçi, duke përmendur një takim pas luftës dhe një bisedë me të.

“Be ka bë nana e vet, kur ka ardhë një herë, nuk kena mundur çizmet me ia heq prej këmbëve, derisa kanë ndez zjarrin dhe e kanë nxehur atëherë i ka heq. Jakupi ka qenë edhe në burg të Jugosllavisë, tash edhe këtu, më është dhimbsur shumë se është i moçëm. Me presidentin Thaçi, kur jemi pa pas lufte, erdh me një veturë dhe më tha o baca Mil, e çeli derën, i thashë mos dil, tha po Zoti të lashtë shnosh për të gjitha viktimat në Izbicë. Edhe një herë isha me babën e Hashimit në arë, erdh ai foli me mua, thashë të çohem, tha pa e pi nje kafe nuk do shkosh. Dhe shumë herë të tjera, edhe kur u bë kryeministër dhe president. Na u ka dhimbtë shumë”, tha ai.

Ish-presidenti Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ndërsa, Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie çmimi global i naftës

MINT: Nuk është vërejtur abuzim me çmimet e derivateve

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Haxhiu kujton Xhavit Hazirin në 28-vjetorin e rrëmbimit: Kërkimi ynë nuk do të ndalet

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

Nesër nga ora 12:00 protestë në Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta shpalosin planin

Nesër nga ora 12:00 protestë në Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta shpalosin planin

Bie çmimi global i naftës

MINT: Nuk është vërejtur abuzim me çmimet e derivateve

Plaku, familjar i Thaçit: Padrejtësi e madhe, marre ju qoftë atyre gjyqtarëve!

Plaku, familjar i Thaçit: Padrejtësi e madhe, marre ju qoftë atyre gjyqtarëve!

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Haxhiu kujton Xhavit Hazirin në 28-vjetorin e rrëmbimit: Kërkimi ynë nuk do të ndalet

Bebe Rexha rrëfen kujtimet e fëmijërisë në Maqedoni

Bebe Rexha rrëfen kujtimet e fëmijërisë në Maqedoni

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

PDK mblidhet pas vendimit në Hagë, Hamza: S’e përjashtojmë rikthimin në Kuvend

Nesër nga ora 12:00 protestë në Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta shpalosin planin

Nesër nga ora 12:00 protestë në Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta shpalosin planin

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

A mund të zhbëhet Gjykata Speciale? – Flasin juristët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën