Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës mbrëmjen e kësaj të marte.
Një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se i plagosuri, Ergyst Shtylla 40-vjeç është në reanimacion.
Policia ndërkohë është në kërkim të autorit.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje apo identiteti i autorit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave./TopChannel