Një shtetas i Shqipërisë është plagosur më armë zjarri në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur në orën 2 pas mensantës, përderisa ai ishte duke lëvizur me veturë.
Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot, një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se rreth orës 02:30 është qëlluar me armë zjarri teksa po kalonte me veturën e tij në fshatin Morinë. Viktima ka shkuar vetë për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.Lidhur me rastin, Prokurori Kujdestar është njoftuar dhe me vendim të tij është hapur rast “Vrasje në tentativë”. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.