TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pistorius: Aleatët e mëdhenj evropianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s

by TËVË 1
1 vit ago
8
A A
Pistorius: Aleatët e mëdhenj evropianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s

Gjermania, Polonia, Britania, Franca dhe Italia do të zbatojnë sa më shpejt që të jetë e mundur objektivat e reja të NATO-s lidhur me armët dhe numrin e trupave, për të cilat Aleanca pritet të bjerë dakord, u zotua të hënën ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer , i tha më herët agjencisë së lajmeve Reuters NATO synon të marrë një vendim mbi objektivat e reja për armët dhe numrin e trupave këtë verë.

Aleanca ushtarake dhe politike perëndimore ka qenë nën trysni jo vetëm pas sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022, por edhe së brendshmi, mes thirrjeve të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të rritur nivelin e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje për objektivat e aftësive të reja disa javë përpara se udhëheqësit e tyre të takohen në Hagë më 24-26 qershor, tha për Reuters admirali holandez Rob Bauer.

Në takimin e nivelit të lartë në Hagë do të diskutohet gjithashtu për rritjen e objektivit ekzistues të shpenzimeve ushtarake të NATO-s prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, në 3 për qind, I paraqitur nga disa ekspertë si një objektiv i ri i mundshëm.

Trump, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, kohët e fundit kërkoi një objektiv të ri shpenzimesh të mbrojtjes në nivel prej 5 për qind.

Duke folur pas një takimi me 4 homologët e tij në qytezën polake Nowa Wies, Pistorius mirëpriti vendimin e NATO-s për të arritur një marrëveshje për objektivat e reja të aftësive të Aleancës në qershor, dhe jo në tetor, sikurse ishte parashikuar, një lëvizje që siç tha ai ishte nxitur nga Gjermania.

“Në këtë mënyrë fitojmë kohë dhe ne mund të fillojmë shumë më herët zbatimin e objektivit,” u tha Pistorius gazetarëve.

Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë përpjekjet e Trump që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke argumentuar se kjo do të ishte e barabartë me më shumë se 40 për qind të buxhetit total të Gjermanisë.

“Pyetja thelbësore për mua është: Sa shpejt arrijmë ne … çdo aleat, të përmbushim objektivat e reja të NATO-s? … Sa shpejt jemi plotësisht në gjendje të mbrohemi kur është e nevojshme?”, tha Pistorius.

Ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu, tha se buxhetet ushtarake do të vazhdojnë të rriten, por nuk dha një shifër për një objektiv të ri të NATO-s.

“Gjendja është më e keqe se sa gjatë Luftës së Ftohtë… Ne mund të mposhtemi pa u pushtuar”, tha ai, duke iu referuar sulmeve kibernetike.

Ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha se në takimin e ardhshëm të Grupit të Pesë Vendeve në Paris do të diskutohet mbi financimin e Aleancës dhe zhvillimin e industrisë së armëve në Evropë, raporton VOA.

Tags: Boris PistoriusNATORob Bauer.
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Netanyahu ja huq numrit të pengjeve në Gaza

Netanyahu: Armëpushimi me Iranin mund të dështojë “brenda një kohe shumë të shkurtër”

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Starmer: Mbretëria e Bashkuar nuk e mbështet mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Netanyahu ja huq numrit të pengjeve në Gaza

Netanyahu: Armëpushimi me Iranin mund të dështojë “brenda një kohe shumë të shkurtër”

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka paralajmëron kundërshtarët e Sunderlandit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën