TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Pishina e Gërmisë hapet për vizitorë vikendin e ardhshëm

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Pishina e Gërmisë hapet për vizitorë vikendin e ardhshëm

Ndonëse temperaturat e larta kanë përfshirë vendin tonë tash e disa ditë, pishina “Gërmia” në Prishtinë ende nuk është hapur për vizitorët.

Kjo, për shkak se operatori ekonomik është tërhequr dhe se procedurat ligjore për të përzgjedhur dikë tjetër, kanë bërë që të shtyhet data e hapjes.

Ushtruesja e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Artina Canolli thotë se hapja e pishinës planifikohet të bëhet gjatë vikendit të ardhshëm, më 28 qershor.

Ajo potencon se tërheqja e operatorit ekonomik në moment të fundit, për të cilin thotë se ka pasur presion politik e publik, ka shkaktuar shtyrjen e hapjes së pishinës.

“Ne e kemi pasur si plan hapjen pak më herët për arsye se edhe temperaturat kanë qenë mjaft të mira. Mirëpo, për shkak të tërheqjes së operatorit ekonomik herën e kaluar është dashur ta shtyjmë, sepse ka pasur edhe procedura dhe afate ligjore. Andaj, po shpresojmë që do të bëhemi gati javën e ardhshme diku kah fundi i javës, në vikend po shpresojmë që do ta bëjmë edhe hapjen…Operatori ekonomik e ka dërguar një e-mail ka thënë se ka pasur shumë presione si në politikë ashtu edhe publike dhe për këtë arsye është tërhequr. Më ka thënë që ‘nuk do të aplikoj përsëri’ dhe ashtu ka ndodhur. Është dikush tjetër që tanimë veç i ka plotësuar kushtet dhe e ka fituar bashkë-menaxhimin për të cilin kemi bërë thirrjen”, thotë Canolli.

Përveç këtyre, Canolli tregon se nuk do të ketë rritje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar.

Në sezonin e kaluar, gjatë pesë ditëve të javës, çmimet për biletën hyrëse varionin nga dy euro për fëmijë dhe katër euro për të rritur. Ndërsa, në vikend, çmimi i hyrjes për të rritur ishte pesë euro, kurse për fëmijë çmimi mbetej i njëjtë. Ndërkohë që, çmimi i biletës mujore ishte 50 euro.

Canolli potencon se këtë vit do t’i japin më shumë rëndësi shërbimit, cilësisë dhe higjienës.

Pishina e Gërmisë e njohur edhe si Liqeni i Gërmisë është një pishinë e tipit të hapur me ujë të freskët (të ëmbël) në pjesën periferike të kryeqytetit të Kosovës, në një distancë prej afër 5 km nga qendra e Prishtinës. Ajo është ndërtuar në vitin 1987 dhe ndodhet në kuadër të Parkut të Gërmisë.

Tags: Artina Canollipishina e germisePrishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Buleshkaj: Këtë vit janë dërguar mbi 130 raste korrupsioni në prokurori

Buleshkaj: Këtë vit janë dërguar mbi 130 raste korrupsioni në prokurori

KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

Haradinaj: Formimi i Ushtrisë së Kosovës, akt historik që vulosi sovranitetin

Haradinaj: Formimi i Ushtrisë së Kosovës, akt historik që vulosi sovranitetin

Jashari kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

Jashari kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

Medon Berisha i kënaqur me minutat tek Lecce

Beeisha mungon rreth një muaj

Republika Çeke refuzon të financojë Ukrainën, kërkon që kjo bëhet nga BE

Republika Çeke refuzon të financojë Ukrainën, kërkon që kjo bëhet nga BE

16 të arrestuar dhe 8 në kërkim për ndotje mjedisi dhe veprimtari të paligjshme në Elbasan

16 të arrestuar dhe 8 në kërkim për ndotje mjedisi dhe veprimtari të paligjshme në Elbasan

Të paktën nëntë persona të vrarë nga të shtënat me armë në një plazh të Australisë

Të paktën nëntë persona të vrarë nga të shtënat me armë në një plazh të Australisë

Buleshkaj: Këtë vit janë dërguar mbi 130 raste korrupsioni në prokurori

Buleshkaj: Këtë vit janë dërguar mbi 130 raste korrupsioni në prokurori

Bregu Perëndimor nën sulm të rëndë: Fëmijë të qëlluar, arrestime masive dhe djegje e xhamisë

Forcat izraelite vrasin një të mitur palestinez në Bregun Perëndimor

KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën