Gazetari, Lavdim Pireva i ftuar në emisionin qëndror sportiv “VAR” në Tëvë1, bëri krahasimin e dy trajnerëve, të Alain Giresse dhe Edy Rejas, por që përgjigja e tij ishte paksa befasuese.
Pireva tha se po të ishte udhëheqës i Federatës, nuk do të rrezikonte të vazhdonte me këta trajnerë eliminatorët e kampionatit evropian.
“Shqipëria e ka me problem trajnerin se Kosova. Me qenë unë udhëheqës i Federatës, nuk kisha rreziku me vazhdu me qita trajnera në eliminatorët e kampionatit evropian”, tha Pireva.