TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pezullohet procedura e prokurimit në tenderin për funksionalizimin e mensës në KEK

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pezullohet procedura e prokurimit në tenderin për funksionalizimin e mensës në KEK

Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK), ditë më parë, ka publikuar një thirrje për tender për funksionalizimin e mensës dhe furnizimin me ushqim për punëtorët e saj. Por procedura e prokurimit është pezulluar të martën, për shkak të një ankese.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga E-Prokurimi, ku theksohet se pas pezullimit, të gjithë tenderët e dërguar më parë janë fshirë dhe duhet dërguar përsëri, përcjell teve1.info

“Autoriteti Kontraktues Korporata Energjetike e Kosovës sh.a. ju informon që një ankesë është dërguar në procedurën e prokurimit Furnizimi, Përgatitja, Funksionalizimi i mensave dhe shërbime që kanë të bëjnë me ushqimin e punëtorëve e KEK sh.a. Procedura e prokurimit është pezulluar. Të gjithë tenderët e dërguar para pezullimit të aktivitetit janë fshirë nga sistemi. Tenderuesit të cilët kanë ngarkuar dokumente ose dërguar tenderët në mënyrë elektronike, duhet që përsëri të dërgojnë tenderët duke krijuar një tender të ri nga fillimi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi për kontratën “Furnizimi, përgatitja, funksionalizimi i mensave dhe shërbimet që kanë të bëjnë me ushqimin e punëtorëve e KEK sh.a”, është publikuar më 21 gusht dhe pastaj ripublikuar më 23 gusht, sipas njoftimit, “për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara”.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi është 10 milionë e 883 mijë e 950 euro, teksa lloji i procedurës është konkurruese me negociata.

Aktualisht, shujta e punëtorëve në KEK është në vlerën prej pesë eurosh, shumë kjo e cila bartet në kontot personale të tyre.

Deri në muajin prill, një shujtë e punëtorëve në këtë korporatë ka qenë 1.74 euro. Pas protestave të tyre për të shprehur pakënaqësi rreth kësaj çështjeje, dhe duke kërkuar rritje të pagave, nga muaji maj, shuma e shujtës ishte rritur në 5 euro.

KEK-u numëron përafërsisht rreth 3 mijë e 200 punëtorë. /Teve1.info/

KEK-u shpall tender afër 11 milionë euro për funksionalizimin e mensës dhe furnizimin me ushqim për punëtorët

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Peja dhe Indio e Kalifornisë nisin procedurat për binjakëzim

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i ndryshueshëm, por jo i ftohtë gjatë javës

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër persona të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën