Gjykata Komerciale e Prishtinës ka vendosur që të pezullohet tani për tani ndërtimi i rrugës “A”.
Kështu ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Zyrës së kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, përcjell teve1.info
“Gjykata Komerciale e Prishtinës ka vendosur që tani për tani të pezullohet ndërtimi i Rrugës A. Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale është më se i duhuri që të ruhet interesi publik”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.