E shtuna, i bëri bashkë të gjithë përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve që ishin në grevë.
Nga aty dhanë një lajm të mirë për 320 mijë nxënës.
Kryetari i këshillit grevist, Rrahman Jasharaj tha se po e pezullojnë grevën përkohësisht.
Por pati një porosi për Qeverinë.
I pyetur se çfarë hapa do të ndërmarrin nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen edhe në janar të vitit 2023, Jasharaj tha se për këtë çështje ende nuk kanë biseduar me anëtarësinë.
Në anën tjetër, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, tha se këtë grevë kanë përdorur si presion ndaj ekzekutivit për realizim të kërkesave.
E kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi, thotë se vetë Qeveria ka shkelur ligjin për sindikatat.
Greva në arsim ka filluar më 25 gusht dhe nga ajo periudhë nuk u zhvillua as procesi mësimor për nxënësit, pasi mësimdhënësit kishin kërkesë për shtesa prej 100 euro deri në miratimin e ligjit për paga.
Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi.