TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Petkoviq: Serbisë po i bëhet luftë dezinformative nga Kosova

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Petkoviq: Kurti po mashtron, s’ka afat të caktuar për marrëveshje – tik-taku po bie vetëm për Asociacionin

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Srbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Serbisë po i bëhet luftë dezinformative nga Kosova dhe se ka prova që i hedhin poshtë, siç tha ai, gënjeshtrat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Petkoviq ka folur në një konferencë për media të shtunën pas ngjarjeve të mbrëmshme në Zveçan, ku Policia e Kosovës gjeti një veturë të mbushur me armatime.

“Unë do të paraqes prova që tregojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se sa gënjeshtarë janë Kurti dhe Sveçla dhe të gjithë në Prishtinë. Kundër Serbisë po bëhet një luftë dezinformative me qëllim të shkatërrimit të Serbisë dhe prishjes së dialogut. Kështu që ju mund të shihni shkallën e dezinformimit me të cilin kemi të bëjmë. Është në punë lufta e përgjithshme dezinformative”, ka thënë Petkoviq.

Ai bëri të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, brenda 24 orëve do t’i drejtohet publikut me shumë më tepër të dhëna dhe informacione.

“Bisedimet dhe takimet intensive mes presidentit Vuçiq dhe lidershipit tonë ushtarak janë duke u zhvilluar dhe në përputhje me këtë do të marrim vendime të rëndësishme në periudhën e ardhshme. Do të luftojmë për të ruajtur paqen, do të bëjmë gjithçka për t’ia treguar botës dhe vendit se me çfarë mashtrimesh po përballemi të cilat kanë për qëllim që ta dobësojnë plotësisht Serbinë, por edhe të shkaktojnë incidente të reja dhe të krijojnë hapësirë ​​që Kurti të bëjë arrestime të pabaza në veri, të krijojë kriza të reja dhe të na çojë në konflikte”, ka thënë Petkoviq.

Në konferencë, Petkoviq prezantoi një dokument të krijuar nga shërbimi sekret serb që iu dorëzua fuqive të mëdha dhe shërbimeve më të rëndësishme të inteligjencës.

“Duke ndërmarrë aksione për mbledhjen e informacionit, BIA-ja ka kuptuar se Prishtina dhe Kurti duan të përdorin armët ilegale, të cilat janë mbledhur nga qytetarët në mbarë Kosovën, për arrestime të reja dhe dëbim të popullit serb nga Kosova. Prishtina ka bërë një plan për ta përdorur atë armatim për t’i fajësuar më vonë për posedim të armëve dhe planifikimin e një sulmi serbët. I gjithë aksioni ishte projektuar për t’u zbatuar para Vidovdanit, por siç mund ta shohim, ka ndodhur më parë”, ka thënë Petkoviq, raporton Tanjug.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani për 27-vjetorin e masakrës së Padalishtës: Kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi

Nën kërcënimin e sëpatës një personi në Gjilan i grabiten zinxhiri dhe ora e dorës

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikim

Prattipati takon Rashiqin, thekson qeverisjen gjithëpërfshirëse në Kosovë

Prattipati takon Rashiqin, thekson qeverisjen gjithëpërfshirëse në Kosovë

AKB: Propozimet për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, të papërgjegjshme dhe pa bazë ligjore

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

AKB: Propozimet për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, të papërgjegjshme dhe pa bazë ligjore

AKB: Propozimet për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, të papërgjegjshme dhe pa bazë ligjore

Bedri Hamza: Vendimi i Gjykatës Speciale është zhgënjyes dhe minon besimin në drejtësi

Hamza para takimit të kryesisë së PDK: Nuk kam pranuar ftesë nga Kurti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën