TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peticioni për krerët e UÇK-së arrin 100 mijë nënshkrime, OVL kritikon institucionet

Një peticionin për krerët e UÇK-së në Hagë që kishte nisur Organizata e Veteranëve të Luftës, ka mbledhur afro 100 mijë nënshkrime. Nga kjo organizatë thanë se presin që numri të arrijë deri në 200 mijë dhe që do t’i dorëzojnë në fillim të muajit tjetër.

by Lindrit Zejnullahu
2 orë ago
0 0
A A

Janë bërë afro dy muaj që kur nisi ky peticion.

Organizata e Veteranëve të Luftës u bëri thirrje qytetarëve ta nënshkruajnë atë si mbështetje për drejtësi ndaj ish – krerëve të UÇK-së në Hagë.

Deri më tash, sipas të dhënave nga kjo organizatë janë mbledhur afër 100 mijë nënshkrime, e që deri në fund të muajit presin që shifra të arrijë në 200 mijë.

Nnëkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla për tëvë1 thotë se mungesa e bashkëpunimit me Qeverinë, ka ndikuar në numrin më të vogël të nënshkrimeve.

“Meqenëse nuk e kemi këtë mbështetje nuk kemi pasë mundësi asnjëherë me i organizu ato tavolina nëpër sheshe me i dërgu disa djemë apo vajza që me qëndru aty tërë ditën dhe me mbledhë nënshkrime. Andaj duke pasë parasysh këtë mosmbështetje ju e dini si funksionojmë pa mbështetje financiare ne organizata jonë e dijmë si funksionojmë dmth vetëm me njerëz të vullnetit të mirë nuk kemi pasë mundësi me i vendosë nëpër sheshe ato, prandaj peticionet i kemi pasë nëpër zyre tona pra nëpër zyret e Degëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës”, ka thënë Syla.

Peticionin që do ta dorëzojnë në javën e parë të muajit maj, nga kjo organizatë shprehen pesimist se mund të ketë efekt juridik në vendimin përfundimtar.

“Ne kemi ngritë zërin qytetar dhe po mendojmë se në aspektin emocional ose njëfar forme e kemi bërë një presion te bashkësia ndërkombëtare në këtë rast edhe te Gjykata presion pozitiv ku i kemi thënë edhe Gjykatës Speciale se ne e kemi vëmendjen e plotë te ajo çka po ndodhë në Gjykatën Speciale prandaj ju lutem mos provoni me marrë ndonjë vendim politik por provoni me nxjerrë drejtësi e nëse do të ketë drejtësi në botë, Evropë jemi të bindur se bashkëluftëtarët tanë do të kthehen të pafajshëm në shtëpitë e tyre por në qoftë se eventualisht do të ndikohet politikisht ky proces, i frigohemi faktit mos me marrë ndonjë lajm pozitiv” , ka thënë tutje Syla.

Edhe avokati, Zahir Hamza vlerëson se pesha juridike e kësaj nisme është e vogël, por që ka mesazh për këtë Gjykatë.

“Vendimi i pritur do të bazohet vetëm në vlerësimin e provave, besueshmërinë e dëshmitarëve, argumentet juridike të paraqitura nga palët. Megjithatë në plan më të gjerë një mobilizim i tillë qytetar mund të rrisë vëmendjen ndërkombëtare, ndikojë në narrativën publike rreth procesit dhe të shërbejë si mesazh politik për përceptimin e drejtësisë nga një pjesë e shoqërisë”, u shpreh Hamza.

Më 18 shkurt janë dëgjuar fjalët përfundimtare ndaj krerëve të UÇK-së, derisa Gjykata ka afat deri në maj për marrjen e vendimit, me mundësi shtyerje edhe dy muaj tjerë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu kujton masakrat e Studenicës dhe Llashticës: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu kujton masakrat e Studenicës dhe Llashticës: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën