TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Peticioni i Listës Serbe për ndalimin e ndërtimit të urave nuk është vullnet qytetar, por instrument elektoral

by Tëvë1
8 muaj ago
3
A A
Peticioni i Listës Serbe për ndalimin e ndërtimit të urave nuk është vullnet qytetar, por instrument elektoral

Lista Serbe ka nisur një peticion kundër ndërtimit të dy urave të reja midis Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Peticioni, sipas deklarimeve, është ndërmarrë për të shprehur vullnetin dhe qëndrimin e shumicës së popullsisë në veri. Megjithatë, situata nuk është tamam ashtu, pasi “vullneti i qytetarëve” po përdoret për qëllime elektorale, jo vetëm sepse është iniciuar në prag të zgjedhjeve lokale të planifikuara për 12 tetor në Kosovë, por sipas burimeve të portalit “Veritas.Info”, ai po shërben si mjet për numërimin e votuesve dhe për kontrollin e disiplinës zgjedhore.

Milija Biševac, kryetar i lëvizjes politike “Lëvizja Popullore Serbe”, deklaroi se nënshkruesit e peticionit janë peng i retorikës politike të Listës Serbe. “Sa i përket peticionit të organizuar nga Lista Serbe, unë e shoh kryesisht si një instrument për mobilizimin dhe rivlerësimin e trupës së tyre votuese. Nënshkrimi i këtij peticioni më shumë i ngjan një metode për numërimin e votuesve të paracaktuar, sesa një forme të rezistencës politike. Në fund, qytetarët e Mitrovicës bëhen sërish peng i gjesteve simbolike dhe ekzagjerimeve politike, ndërkohë që çështjet thelbësore mbesin të pazgjidhura,” tha Biševac.

Në anën tjetër, ka edhe qytetarë që janë detyruar ose shtyrë ta nënshkruajnë peticionin — kryesisht ata që punojnë në institucionet paralele të Serbisë ose marrin ndonjë formë të të ardhurave nga Serbia. Një prej tyre është arsimtari Dejan Milović, i cili tregoi se e nënshkroi peticionin vetëm sepse e kishte kërkuar drejtoresha. “Ishte një kërkesë e drejtpërdrejtë e saj që të shkoja te çadra dhe të nënshkruaja. Nuk është se do ta kisha bërë vetë, sepse nuk besoj që kjo do të sjellë ndonjë ndryshim,” tha Milović.

Nënshkrues të tjerë të peticionit, që kërkuan të mbeten anonimë për portalin tonë, tregojnë se janë thirrur nga drejtorët e ndërmarrjeve publike. “Është një nënshkrim kolektiv që ngjan shumë me votimin kolektiv që kjo parti përdor. E dimë se kjo nismë nuk mund ta ndalë ndërtimin e urave, por jemi të detyruar të nënshkruajmë, sepse jemi thirrur nga drejtorët përkatës,” deklaroi B.J., 48 vjeç, duke kërkuar të mbetet anonim.

Nga ana tjetër, Lista Serbe pretendon se ka mbledhur 3.628 nënshkrime. Ky numër dëshmon se veprime të ngjashme, si iniciativat për shkarkimin e kryetarëve të komunave, janë ndërmarrë në të njëjtën mënyrë. Është interesante që iniciativat e mëparshme nuk janë çuar deri në fund, nuk janë hedhur në referendum, dhe prandaj mund të thuhet me siguri se kanë qenë të pasuksesshme. Nënshkruesit e peticionit janë kryesisht persona që janë tërhequr nga sistemi i Kosovës, ndërsa punimet për ndërtimin e urave po vazhdojnë pa probleme dhe me intensitet të plotë.

Tags: Lista SerbeMitrovica e Veriutserbiurat e ibrit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për krime lufte, Dragan Risiq, Gjykata thotë se s’u provua fajësia e tij

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Mandati i anëtarëve të KQZ-së drejt fundit, partitë propozojnë emrat e rinj

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Albin Kurti thërret kabinetin qeveritar në mbledhje nesër

Uzurpimi i pronave – Trepça urdhëron lirimin e garazheve në Mitrovicën e Veriut

Uzurpimi i pronave – Trepça urdhëron lirimin e garazheve në Mitrovicën e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën