TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Pesë mijë familje pritet të mbështeten për blerje të pajisjeve efiçiente për ngrohje

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Pesë mijë familje pritet të mbështeten për blerje të pajisjeve efiçiente për ngrohje

Për herë të 13-të , Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrje publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”, përmes të cilës pritet të përfitojnë pesë mijë familje.

Kjo thirrje po ndodh në kuadër të pakos emergjente për energji e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se me këtë thirrje po synojnë t’u dalin në ndihmë edhe 5 mijë familjeve të tjera, ndonëse siç u shpreh deri tani për efiçiencë janë përkrahur 40 mijë familje me një shifër prej 40 milionë eurosh.

Albin Kurti theksoi se tashmë numri i familjeve përfituese është katërfishuar dhe kursimet nga kjo masë po rrisin mundësitë për efiçiencë në sektorë të tjerë.

“Kjo verë që e kemi lënë pas ka qenë më e freskët, dimri që kemi përpara do të jetë më i ngrohtë. Përditshmëria e tyre është më e lehtë dhe më e rehatshme, në të njëjtën kohë faturat e energjisë elektrike më të ulëta mesatarisht 19%. Një gjë të tillë po synojmë ta ofrojmë edhe për afro 5 mijë familje të tjera nëpërmjet kësaj thirrje që po e hapim sot…”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se gjatë mandatit të saj janë bërë investime rekorde në efiçiencë të energjisë. Ajo theksoi se efekti i këtyre masave po jep rezultat si në faturat e qytetarëve ashtu edhe tek sistemi elektro-energjetik.

“Vetëm për këto tri vite e gjysmë të mandatit tonë janë bërë shumëfish më shumë investime në efiçiencë të energjisë, historikisht në Kosovë. Vetëm gjatë këtij mandate janë zbatuar masat e efiçiencës në 112 ndërtesa publike, janë përkrahur 35 mijë familje për pajisje elektro-shtëpiake dhe pajisje ngrohëse deri me tani. Ndërsa, edhe 5 mijë të tjera nga Fondi Për Efiçiencë dhe Izolim dhe masa të tjera”, theksoi ajo.

Zëvendës-shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova theksoi se Bashkimi Evropian e ka të rëndësishme mbështetjen e Kosovës në rrugën e efiçiencës energjetike.

Teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës ta shfrytëzojnë këtë thirrje të radhës, Palatova tha se kjo është rruga më e qëndrueshme për energjinë.

Aplikimi për subvencionim për këtë thirrje të radhës bëhet përmes platformës e-Kosova. Afati i fundit për aplikim është deri me datën 11 tetor 2024.

Tags: “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje
ShareTweet

Postime të ngjashme

PRAK kërkon zbatim të plotë në praktikë të Ligji për sigurimet shëndetësore

PRAK kërkon zbatim të plotë në praktikë të Ligji për sigurimet shëndetësore

Bajrami thotë se do ta kryej me përgjegjësi e integritet detyrën e kryenegociatorit

Bajrami thotë se do ta kryej me përgjegjësi e integritet detyrën e kryenegociatorit

​Hoxhaj: PDK-së nuk i duhet posti i kryeparlamentarit, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje

​Hoxhaj: PDK-së nuk i duhet posti i kryeparlamentarit, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje

Kraja: Me vdekjen e Rexhep Qosjes mbyllet një epokë e idealistëve të mëdhenj

BE nën kritika pas dështimit për të pezulluar marrëveshjen me Izraelin

BE nën kritika pas dështimit për të pezulluar marrëveshjen me Izraelin

Studimi: Shtohet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

Studimi: Shtohet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

Rusia ftohet në samitin e G20 në Shtetet e Bashkuara

Rusia ftohet në samitin e G20 në Shtetet e Bashkuara

Bajrami thotë se do ta kryej me përgjegjësi e integritet detyrën e kryenegociatorit

Bajrami thotë se do ta kryej me përgjegjësi e integritet detyrën e kryenegociatorit

​Hoxhaj: PDK-së nuk i duhet posti i kryeparlamentarit, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje

​Hoxhaj: PDK-së nuk i duhet posti i kryeparlamentarit, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje

Izraeli do të shpenzojë mbi 200 milionë dollarë për municione ajrore në një “dekadë sigurie intensive”

Izraeli do të shpenzojë mbi 200 milionë dollarë për municione ajrore në një “dekadë sigurie intensive”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën